• |
ide | kryesore

Ancelotti zbulon identikitin e sulmuesit të ri: “Duhet më shumë ftohtësi”…

Sport



Napoli ka rivënë në vijë situatën me Lorenzo Insigne, por nuk ka hequr dorë nga blerja e një sulmuesi të ri. Për mikrofonët e Radio Kis Kis Napoli, Carlo Ancelotti, ka folur pas fitores së arritur ndaj Cagliari, duke konfirmuar lëvizjen e napoletanëve në aspektin ofensiv, me teknikun që ka zbuluar edhe identikitin e lojtarit që kërkon: “Duhet një futbollist që nuk ishte këtë vit? Një sulmues më i fuqishëm me Milik? Nuk mendoj shumë strukturën, dy sulmues strukture mund të luajnë së bashku, ose dy sulmues të vegjël, varet nga kombini që arrijnë të bëjnë. Me dy sulmues të vegjël mund të shfrytëzohen hapësirat, lëvizjet e shpejta, por nuk mendoj shumë strukturën e dy sulmuesve. Përmirësimi duhet të ishte bërë në pikëpamjen e finalizimit dhe të kthjelltësisë, duhet më ftohtësi, por varet nga koha”.

MBI VLERËSIMET SEZONALE – “Vendi i dytë? Ndoshta mund të ishte marrë ndonjë pikë më shumë, mund të luhej më mirë në pjesën e dytë të sezonit. Tani të gjithë më kërkojnë promovim, refuzim dhe vlerësime për lojtarët, por që të jemi të qartë: ka shumë të refuzuar dhe pak të promovuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *