• |
ide | kryesore

(VIDEO) Dalin pamjet e megaoperacionit, si u kapën 61 trafikantë

Lajme, Të fundit



Pas arrestimit të 61 personave dhe shkatërrimit të dy grupeve kriminale në jug dhe juglindje të vendit, Policia e Shtetit ka publikuar edhe momentin e arrestimit të trafikantëve të drogës.

Në kuadër të këtij operacioni është sekuestruar një sasi e madhe droge në Greqi e Shqipëri, mbi 1 ton lëndë narkotike Cannabis sativa; 1 kg e 23 gr heroinë e kokainë, si dhe janë arrestuar 61 persona, shqiptarë dhe të huaj.

Megaoperacioni u finalizua në bashkëpunim me autoritetet greke, pas një hetimi 10 mujor me metoda speciale, në të cilën morën pjesë edhe FNSH, policia e Vlorës, Gjirokastrës, Fierit, Korçës, Tiranës dhe Sarandës.

Gjithashtu Prokuroria e Krimeve të Rënda  deklaroi se në dhjetë muajt e fundit janë identifikuar 14 raste të trafikut të drogës me Greqinë, ndërsa të implikuarit janë faktuar sipas roleve dhe funksioneve, që kryenin në grup.



2 Comments

  1. Spejt do shihni lajmin e Dixhitalit Saliut shoqeruar me lehjet e disa zagareve te qelbur plehrash ku te arrestuarit jane popull i pafajshem.

  2. Njera dore i emeron, nje tjeter i kap (nga e keqja) dhe tjetra i liron. Te treja duar te nje trupi te semure qe quhet RILINDJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *