• |
ide | kryesore

Konflikti me Kosovën, Brnabic: Mbështetja e Kinës ka shumë rëndësi për Serbinë

Planet



Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka pohuar ndikimin e ndjeshëm të Kinës si aleate kyçe në marrëdhëniet bilaterale me Kosovën. Në kuadër të partneritetit strategjik, numri një i qeverisë serbe zhvilloi një takim me ministrin kinez për çështjen e veteranëve, Sun Shaocheng-un, ku u vlerësua me nota pozitive reciprociteti kryesisht në fushën e investimeve në ekonomi dhe në infrastrukturë.

Kina, si një nga pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës. Rreth një muaj më parë, presidenti Aleksandër Vuçiç, ishte në mesin e pjesëmarrësve të forumit “Brezi dhe Rruga” që u mbajt në Pekin.

Në një shkrim autorial që daton në të njëjtën periudhë, Vuçiç përmendte takimet që pati zhvilluar me përfaqësues të Kinës dhe të Rusisë në punimet e Samitit kinez, por duke vënë në dukje në të njëjtën kohë se pavarësisht fuqisë superiore të SHBA-ve apo të shteteve të tjera, “duhet kuptuar se pa gjermanët dhe francezët, pa italianët dhe evropianët e tjerë, Serbia nuk do të mund të zgjidhë asnjë problem në të ardhmen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *