• |
ide | kryesore

Komedia e Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës me filmin në Kanë.

2018, Kryesore

Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata po luajnë një tjetër komedi me komedinë e tyre “Dy gisht mjaltë”. Prej dy ditësh publiku shqiptar është bombarduar me titujt e mediave për pjesmarrjen e tyre ne Cannes në festivalin e njohur të filmit që po zhvillohet këto ditë. Madje për tu bërë e gjitha më spektakolare ata kanë shpërndarë një video në tapetin e kuq duke ngjitur shkallët e festivalit. Ajo video duhet parë dhe riparë, jo për faktin sepse aktorit iu morën enkas këmbët, por për mënyrën se si Ermali dhe Elvana impostohen në këtë farsë.


Ideja që kërkohet të jepet është se ata po parakalojnë aty ku shkelin gjithë yjet e filmit botëror që janë pjesmarrës në festivalin më prestigjoz të globit, ose që janë aty të ftuar prej organizarorëve. Parodia i kapërcen kufijtë e çdo imagjinate. Të dy shqiptarët kanë ngritur enkas për këtë frakët dhe fustanët e ballos (njesoj si pese valixhet e Jonida Maliqit ne Eurosong) kanë arritur të marrin me qera një kamera, kanë vënë dikënd pas turmës që ti filmojë dhe me një seriozitet qesharak marshojnë mbi tapet, madje madje, përshëndesin dhe publikun që qëndron në dy anët e qilimit të kuq, sikur francezët apo turistët e grumbulluar aty, jo vetëm i njohin por edhe çmenden pas famës së dy yjeve shqiptarë.

Kjo komedi e neveritshme që buron prej manisë për tu hequr ata që nuk jemi dhe nga nevoja për të gënjyer shqiptarët për një famë që nuk ekziston, ka vetëm një të vërtetë. Po, Elvana dhe Ermali kanë qenë në Kanë. Por ata nuk kanë pasur ashtu sikurse thuhet aspak lidhje me festivalin. Ata kanë qenë në një nga aktivitetet e shumta komerciale që zhvillohen përreth tij. Ai quhet “Le Marshe du film” ku mund te shkojë kush të dojë , pa seleksionim, për të promovuar krijimin e tij. Kundrejt një tarife sejcili mund të akreditohet aty, të projektojë kundrejt një çmimi filmin e vet ne salla që nuk kanë lidhje me festivalin, të marrë apo të japë broshura në stenda. Një abonim e ditor për të marrë baxhën e pjesmarrjes në këtë treg vjen 50 euro për çdo person, sipas faqes online të këtij pazari (shiko poshte).

Kjo është dhe komedia e komedisë “Dy gisht mjaltë”. Ermali dhe Elvana kanë udhëtuar drejt bregut të kaltër, në rivierën franceze për pak tregëti dhe për pak turizëm. Por e gjitha kjo, i është servirur publikut shqiptar si një prezantim i “Dy gish mjaltë” në festivalin e Kanës, madje duke shpërndarë edhe video të marshimit karambolesk të protagonistëve mbi tapetin e kuq.    

©Lapsi.al

29 Comments

    1. Ambasadorja e skandaleve ne Danimarke Elida Petoshati me buRin psikopat-homoseksual Arian Muka.
      Shembulli tipik i Elida Petoshatit që është ngjitur në rangun e ambasadores nëpër shkallët e paligjshme të nepotizmit, si njeriu i Ilir Metës. Por ky është vetëm fillimi i cili shpesh është domethënës. E.Petoshati në ushtrimin e detyrës së saj ka ngelur besnike e frymës dhe veprimeve të klaneve nga ka dalë dhe thjesht ia ka nxirë faqen Shqipërisë në Otavë me korrupsionin e hapur dhe sjelljet si përfaqësuese e grupeve mafioze, të denja vetëm për krizën e 97-s në Shqipëri. Emërimi i kësaj ambasadoreje në Kanada, fatkeqësisht ka përkuar (është e logjikshme) me kulmimin e veprimeve abuzive dhe të papërgjegjshme të Qeverisë shqiptare, duke bërë që vala e emigrimit të paligjshëm nga vendi ynë në drejtim të Kanadasë të mos ndalet, madje të përkeqësohet. Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e pashmangshëm (që hyn në fuqi së shpejti) të autoriteteve kanadeze të cilat, si një masë vetëmbrojtëse, e kanë përfshirë Shqipërinë në grupin e vendeve që kanë shpërthime valësh të pakontrolluara të emigrantëve të paligjshëm, për arsye të paqëndrueshmërisë politike, pasigurisë së theksuar dhe dhunës së grupeve mafioze, rrënimit ekonomik madje edhe luftës shkatërruese totale sikurse janë Haiti, Kongo, Somalia, Sudani i Jugut, Afganistani, Kamboxhia, Irani, Iraku, Siria, Autoriteti Palestez etj. Këto veprime të Qeverisë shqiptare dhe përfaqësueses së saj në Otavë e kanë futur Shqipërinë në “listën e zezë”. Qeveria shqiptare dhe E.Petoshati duhet tu japin shpjegime shqiptarëve për këtë turp dhe dhe për atë realitet që kanë krijuar për shqiptarët që ende ikin sikur vendi të ishte në luftë…
      Por gjërat nuk mbarojnë me kaq. Kësaj ambasadoreje me titull, E.Petoshatit, nuk i nxihet faqja as nga ana njerëzore as administrative që të marrë në mbrojtje hapur madje edhe vrasjet e katër demonstruesve në mes të Tiranës, më 21 Janar 2011, duke e quajtur vrasjen e tyre reagim normal të shtetit. Po me aq qetësi ajo ka marrë në mbrojtje edhe qarkoret e turpshme, fyese dhe shkatërrimtare nga ana profesionale, të dërguara fill pas asaj ngjarjeje tronditëse dhe që e spërkati me gjak fytyrën e Qeverisë. Mënyra primitive-familjare- klanore se si e drejton E.Petoshati institucionin e ambasadës, fshehjet e korrupsionit të shefave në Tiranë dhe veprimet po ashtu të frymëzuara po nga e njëjta psikologji korruptivo-klanore, e bëjnë atë një shembull tipik të diplomacisë shqiptare sot, – një dorë të zgjatur të klanit që e ka dërguar, e cila është fare e paaftë profesionalisht, inaktive dhe me performancën e një shtëpiakeje të rëndomtë në përfaqësim, por që bëhet sakaq agresive kur mbron dhe maskon interesat korruptive të vetat dhe të njerëzve të pushtetshëm që e kanë dërguar.

  1. Mungo Eriona kryebashkiakja me e famshme ne bote Skenderbeu atleti i karit tja fusin me llape njeri tjetrit perversat e shpifur .per vec 1milion fshatarve shqiptare qe te ndjekin ne fb ne bote se rrun karin njeri per ty ermal fytyr bytha

  2. Pse me ca te keqe ka. Sa te kete hajvane ketu qe u duket humor e folura me fjalorin 220 fjalesh i Mamaqit, e sa te kete televizion si i Sandrit ti hape vend ketij gjeniu te pa pare, ai ne rregull eshte.

    Te ajo video me duket se kishte frike mos i ikte kjo femra, nje e dy e doren ke shpina ahahahahahah

  3. Ju lutem o komentues,lerini kllounet te bejne punen qe u takon!Ne fund te fundit ne kte nivel kena arrite!?
    Mantenute e drogshperndaresve dhe masterkllouni i frangut te pules,perfaqsojne ma mire ShQIRperine e Edskobarit!?

  4. Ne fakt asnjeri prej ketyre nuk eshte aktor. Njeri nuk ka as shkolle e as talent, tjetra nuk ka as eksperience e as talent. Po te ishin realisht pjesemarres ne festival, do t’i vihej dryni pergjithmone festivalit, se kritika atje masakron Spielbergun, jo me Ermalin qe ka me pak shprehi fytyre se ato 70 vjecaret e bombarduara me botoks.

  5. mir mir, po kte dhepin e eqi ai boli shemtut!
    pjesmarrja ne kane eshte si fotot e politikaneve tane me kongresmenet, qit leket ene boje foton!

  6. Po cfaj ka ky. Ky farse eshte i teri. Nuk do cuditesha te kishin ne krah dhe ciftin kryeministror dhe ate Veliaj. Keta jane produkt te rilindjes. Keta promovoi rilindja keto 6 vjet. .. I cuan vlerat ne toke keta maskarenj te pashkolle me ne krye Sander Frangajn . . Nje injorant qe per para lepin b… e ben mantenuten e oligarkeve si Ermal Mamqi dhe nje kengetare qe ne fejesen me koken e kokaines , Ervin Matajn, i shkoi gruaja e kryeministrit ne rresht te pare, jane fytyra me perfaqesuese e kesaj qeverie.

  7. Nuk eshte kjo shqetesuese, por fakti qe ne na serviret nje nivel programesh televizive nga njerez te pakultivuar ,
    si puna e ketij Mamaqit…
    Nuk di ju por une nuk pashe kurre dicka te kendeshme ne emissionet e tije,kurre.

  8. Nuk eshte kjo shqetesuese, por fakti qe ne na serviret nje nivel programesh televizive nga njerez te pakultivuar ,
    si puna e ketij Mamaqit…
    Nuk di ju , por une nuk pashe kurre dicka te kendeshme ne emissionet e tije,kurre.
    Te jem i sinqerte ,nuk kam pare me shume se 30 minuta Ermal ne jeten time….bad taste.

  9. Yjet e KATUNARISE,s ka fjale tjeter.Ja pra qe mund te kesh lindur dhe banon ne zemer te Tiranes po je katunar tipik.Ai qe kosit bar me kose eshte aristokrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu