• |
ide | kryesore

Mbappé e shpreh hapur: “Dua më shumë përgjegjësi, mund të iki nga PSG”

Sport



Fjalët e Kylian Mbappé, në transmetim direkt, kanë sjellë tronditjen e botës së merkatos së futbollit. Sulmuesi francez, në fakt, ka lënë të hapur largimin e tij nga Psg: “Ky ishte sezoni im i katërt në Ligue 1 e kam mbërritur ndoshta në zhvillimin e parë ose të dytë në karrierë. Ndoshta ka ardhur moment të marr më shumë përgjegjësi. Shpresoj tek Psg, e do të më vinte mirë, ose ndoshta diku tjetër ku ka një projekt të ri”. Deklarata të sinqerta të lojtarit, por që kanë vënë në alarm PSG, duke bërë që në anën tjetër të ëndërrojnë tifozët e gjysmës së Europës, e në vecanti ata të Real Madrid.

Sulmuesi kampion bote, pasi ka marrë cmimet lojtari i ri më i mirë dhe lojtari më i mirë në Ligue 1, ka konfirmuar përpara gazetarëve: “Mendoj se është momenti për ta thënë, sepse ka disa kohë që them atë që mendoj. Nëse do të kem më shumë përgjegjësi tek Psg, aq më mirë e me shumë kënaqësi. Ose do të jetë diku tjetër për një sfidë të re”. Shenjë që në Paris një mes tij e Neymar është tepër: tani i takon Nasser Al Khelaifi të vendosë cfarë duhet të bëjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *