Policia indoneziane ka konfirmuar numrin e të vdekurve, bazuar në raportet e siguruara nga spitalet. Zyrtarët policorë kanë thënë se shkaku i vdekjeve është duke u hetuar. Shefi i policisë kombëtare, Tito Karnavian ka mohuar se zyrtarët e këtij institucioni kanë përdorur municion. Në disa zona është ndaluar edhe përdorimi i rrjeteve sociale në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e thashethemeve.

Autoritetet kanë thënë se protestat kanë qenë të planifikuara dhe jo “të rastësishme”. Ata kanë supozuar se një grup i provokatorëve mund të jetë përgjegjës për këtë dhunë. “Shumica e protestuesve kanë ardhur jashtë Xhakartas”, ka thënë zëdhënësi policor, Muhammed Iqbal. Joko Widodo rizgjidhet president i Indonezisë. Ndërkohë presidenti Widodo ka premtuar hapa të ashpër kundër protestuesve.

“Unë jam i hapur për të bashkëpunuar dhe për të zhvilluar këtë komb, mirëpo nuk do të toleroj askënd që tenton të dëmtojë sigurinë publike, procesin demokratik apo unitetin e shtetit tonë”, ka thënë Uidodo në një konferencë për media.