• |
ide | kryesore

“Guardiola tek Juventus e kryer”: Agjensia e shtypit italian publikon lajmin, City e mohon

Sport



“Juventus e Pep Guardiola kanë arritur akordin që do ta bënte spanjollin trajner të bardhezinjve për katër vitet e ardhshme me një pagesë prej 24 milionë euro në stagione. Sipas asaj që publikon AGI, agjensia e shtypit italian, firma është parashikuar për në 4 qershor. Të premten në 14 do të jetë prezantimi zyrtar, ditë në të cilën, rastësisht, turet për të vizituar Allianz Stadium dhe Juventus Museum janë ndërprerë në mënyrë misterioze”.

Prapaskenat e Juventus-Pep Guardiola kanë tani një kapitull të ri: Agi, agjensia e shtypit italian aktive që nga 1950, është zbilancuar me këtë tekst, ku flitet për një akord të pretenduar me teknikun e City. Juventus ka zgjedhur të mos komentojë, por ka shpjeguar se në 14 qershor turet janë ndalur në stadium për “një event të madh komercial”.

E ndërkohë, Manchester City ka mohuar zërat që vijnë nga Italia, sipas të cilave Pep Guardiola është akorduar me Juventus për kalimin në Serie A. Sipas tabloidit The Sun, klubi anglez i konsideron “qesharake” këto spekullime mbi të ardhmen e teknikut spanjoll. Në javët e kaluara, Guardiola disa herë e ka mohuar kalimin tek Juventus, duke theksuar se dëshiron të qendrojë në Angli. Tani ka nxituar këshilltari i administrimit të City, Alberto Galassi, të japë përgjigje. “Pep është trajneri ynë. Guardiola tek Juventus është një falsitet. Nuk dëshiron të largohet nga Manchester City”, ka thënë për Sky italiani, që është prej 5 vjetësh në bordin e Citizens.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *