Fotografia e djalit të porsalindur që ka publikuar Kim Kardashian në rrjete sociale ka përhapur frikë tek fansat, të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore.
Aty duket se Psalm është duke fjetur gjumë, ndërkohë që mban një kapuc të bardhë në kokë dhe është i rrethuar nga batanijet. Shumë fansa kanë folur për emrin e pazakontë, ndërsa të tjerë shqetësohen për sigurinë e foshnjes.
“Ju lutemi, ju lutemi, paguani një ‘konsulent gjumi’ për t’ia hequr të gjithë ato mbulesa dhe kuverta nga krevati i fëmijës suaj që të mos rrezikojnë SIDS. Shumë fëmijë kanë vdekur në këtë mënyrë!”, shkruan një specialist.
SIDS është Sindromi i Vdekjes së Papritur të Foshnjës, që ka të bëjë me një vdekje të pashpjegueshme të një fëmije të shëndetshëm, që zakonisht ndodh kur është në shtrat.