• |
ide | kryesore

Personazhet e njohur që bënë seks për herë të parë pas të 20-ave

Paparazzi, Slider



Ju tregojmë personazhet që e kanë humbur virgjërinë pas moshës 20 vjeçare.

Adriana Lima- 27 vjeç

Modelja e njohur ka shpjeguar në një intervistë për GQ se ishte një katolike e devotshme dhe priti deri natën e martesës për të humbur virgjërinë:

“Djemtë me të cilët dal duhet ta respektojnë që kjo është zgjedhja ime. Nëse nuk ka respekt, do të thotë që nuk më duan.”

Enrique Iglesias- 25 vjeç (ndoshta)

“Jam rritur me shumë miq dhe shumë prej tyre e humbën virgjërinë me prostituta, jo se ka ndonjë gjë të gabuar te kjo… Ata duhet të paguanin. Unë doja të prisja për vajzën e duhur, kështu që prita deri kur isha 25 vjeç. “- tregoi këngëtari në një koncert në Australi. Por më vonë, ai e ndërroi versionin e tij duke thënë se ishte 17 vjeç e gjysmë. Besoni kë të doni.

Celine Dion – 20 vjeç

Në librin e saj “Celine Dion: My Story, My Dream” këngëtarja kanadeze foli për herë të parë për jetën e saj seksuale dhe eksperiencën e saj të humbjes së virgjërisë:

“Ishte në Dublin, në ditën e paharrueshme të 30 prillit, 1988, mbrëmjen e festivalit të Eurovision-it. Ai u kthye me mua në dhomë. Isha e lumtur që isha vetëm me burrin që doja. Dhe kisha një plan shumë preciz. ”

Chris Martin- 22 vjeç

Këngëtari i Coldplay, prindërit e të cilit ishin të krishterë të përkushtuar, nuk e humbi virgjërinë derisa u diplomua nga “University College” në Londër dhe pasi formoi grupin e tij muzikor.

“Kishte arsye fetare…por edhe vetëbesimi. Kisha vështirësi me vajzat.”- është shprehur ai.

Jessica Simpson-22 vjeç

Jessica e ka pranuar hapur që priti deri natën e martesës që të bënte seks për herë të parë. Për revistën Blender, ajo ka treguar:

“Ishte momenti më i mrekullueshëm në jetën time. Jam shumë me fat që nuk e humba virgjërinë në një makinë apo diku. Në vend të kësaj kisha një dasmë të mrekullueshme që e përfundova me atë.”

Kevin Jonas- 22 vjeç

Ndërkohë që dy vëllezërit e tjerë bënë seks përpara martese, Kevin priti deri natën e martesës me Danielle.

Lisa Kudrow- 32 vjeç

Ylli i serialit “Friends” priti deri sa u martua në 1995 për të bërë seks për herë të parë.

Adam Lambert-21 vjeç

“E humba virgjërinë në moshën 21 vjeçare, dhe ishte me një djalë- jo me një vajzë. Dhe nuk shkoi shumë mirë. Ndonjëherë do pak që ta mësosh si ta bësh tamam.”- u shpreh këngëtari për E! True Hollywood Story: Adam Lambert.

Carrie Underwood- 27 vjeç

Këngëtarja e njohur u shpreh për “Slate Magazine” në 2007 që ajo kishte vendosur të qëndronte e virgjëri deri pas martese. Kështu Carrie u martua me Mike Fischer në 2010.

Tina Fey- 24 vjeç

Komediana Tina Fey priti derisa u martua që të kryente marrëdhënie me bashkëshortin Jeff Richmond, me të cilin u martua kur ishte 24 vjeç.

“Nuk mund thjesht t’ja jepja dikujt. Kjo është gjë e mirë, vlera të krishtera.”

Ricardo Kaka- 23 vjeç

“Bibla të mëson që dashuria e vërtetë pret deri pas martese. Nëse jeta sot është e bukur, mendoj se është sepse pritëm. Ka gjithnjë tundime, por sakrificat që çifti bën për njëri-tjetrin gjithnjë ja vlejnë.”- është shprehur ai për Vanity Fair.

Brooke Shields-22 vjeç

“Duhet të kishte qenë diçka që doja për veten, por në një çast, faji m’u përplas në surrat. U ndjeva shumë keq sa kërceva nga shtrati. Isha gjysmë e zhveshur, duke vrapuar në korridor sikur sapo kisha vjedhur një portofol.”- është shprehur ajo për ditën kur humbi virgjërinë.

Katie Holmes- 26 vjeç

Aktorja Holmes ka deklaruar se e ka humbur virgjërinë në moshën 26 vjeçare, me Tom Cruise me të cilin u martua dhe ka një vajzë. Por në 2012 ata firmosën letrat e divorcit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *