• |
ide | kryesore

Ish-kancelari gjerman në Beograd: E bombarduam Serbinë pasi analizuam gjendjen në Kosovë

Planet



Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder, ka marrë pjesë ditën e djeshme në konferencën “World Minds” të zhvilluar në Beograd, ku është pyetur lidhur me ndërhyrjen ushtarake të ndërmarrë nga Organizata e Atlantikut të Veriut (NATO) mbi ish-Republikën Federale të Jugosllavisë.

Schröder ka shpjeguar se vendimi për të bombarduar Serbinë u mor pas bërjes së analizës të gjendjes kritike ku ndodhej asokohe Kosova. “Vendimi i parë ishte për në Irak, ne vendosëm nëse duhet të marrim pjesë ose jo. Tjetri vendim i vështirë ka qenë të pranojmë intervenimin në Afganistan. Bashkë me aleatët në NATO ne morëm vendim ta sulmojmë Serbinë. Ishte një vendim emocionues, por ne duhet të vendosnim që marrim pjesë në bombardime duke e pare gjendjen në Kosovë.”- është shprehur ish-kancelari gjerman nga radhët e social-demokratëve.

Ndërsa, përsa i përket gjetjes së një zgjidhjeje që do të mundësonte rivendosjen e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe mes shteteve fqinje, Schröder është i mendimit se duhet kryer më së pari anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian, që do të lehtësonte sipas tij adresimin e çështjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës. “Sipas mendimit tim, zgjidhja më e lehtë është të pranohet më së pari Serbia në BE, dhe mandej të shqyrtohet zgjidhja e mundshme e çështjes me Kosovën.”- tha Schröder.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *