• |
ide | kryesore

Dosjet 339 dhe 184, Marku: Ka nisur hetimi, shumë shpejt do të bëhet publik

Lajme, Të fundit



Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, teksa ka paraqitur para Komisionit Parlamentar të Ligjeve raportin e Prokurorisë për vitin 2018, është pyetur lidhur me dosjet e shumëpërfolura 339 dhe 184, që konsistojnë në përgjimet për blerjen e votave në zgjedhjet e fundit qendrore të vitit 2017. E pyetur nëse Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur ndonjë hetim për zbardhjen e përmbajtjes së dosjeve, Marku pohoi se hetimi është në proces dhe se shumë shpejt do të bëhet publik.

Gjithashtu, drejtuesja e organit të akuzës foli edhe lidhur me arrestimet e kryera nga Policia e Shtetit gjatë protestave kombëtare të opozitës së bashkuar joparlamentare. Marku nënvizoi se është në dijeni të arrestimeve të kryera, ndërsa hodhi poshtë pretendimet e opozitës se ndalimet ishin të motivuara politikisht.

Pjesë nga debati:

Xhemal Qefalia: Keni nisur hetim për nxjerrje te dosjeve në publik?

Marku: Nuk mund të them se ndikon në procesin hetimor nxjerrja e sekretit të hetimit

Adriatik Alimadhi: Janë politike ndalimet e protestuesve te unaza e madje dhe në protestat e opozitës?

Marku: Jam në dijeni për disa arrestime. Çështjet janë në hetim, ndalimet janë bërë nga policia. Nuk mund te them nëse ndalimet janë politike.

Andi Permeti: A ka rrezik se mund të jenë dosje të tjera që rrinë të fjetura si ajo e 339?

Marku: Shpresoj të mos ketë dosje të tilla dhe prokurorë të papërgjegjshëm. Prokurori përgjithshëm nuk ka kompetence të ndërhyjë e të kontrollojë mbi proceset hetimore

Bashkim Fino: A ju përdorin? Ka falje te informacioneve nga prokuroria e përgjithshme në mënyre skandaloze. Ka dy mënyra për të dalë: kur ju përdorim por edhe kur mund te përdorin vetveten. A kanë përgjimet për shit-blerjen e votës vlere procedurale? Kjo ka lidhJe edhe me politikën e sotme, sepse po të ishte vepruar me kohë nuk do ishim në këtë situatë politike

Marku: Dalja e informacionit jo nga Prokuroria e Përgjithshme por nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ka një hetim që në fund do bëhet publik.

 



12 Comments

  1. Ne nje vend te lire dhe demokratik sikur vetem 1 CD te kish, qeveria duhet te kishte dhene doreheqje per ti krijuar kushte hetimit dhe prokurorise te kryente punen pa pengesa e ndikime, e jo me te kish 700 CD te tilla.

  2. o arta artistja, je plotesisht nje qenie e perdorur keq nga Rama Xhafa Ulsiu etj me rradhe.

    Niveli jot eshte per mesuese filloreje.

    Bej vetes nje nder dhe largohu qe aty. Vetem nese nuk te kane kapur dhe te mbajne varur . Ne cdo rast njeriu qe ka nje minimum dinjiteti do te bente gjeneduhur me doreheqjen.

    C’fjale e pakuptueshme per ditet e sotme: DINJITETI!!

    Artistet dine t bejne art dhe arti eshte ne syte e tyre sic e ben kryeministri yne nje artist i deshtuar, nje art i huaj dhe i paart. dinjteti eshte virtyt i budallenjve ne syte e kryeministrit dhe ne driten e bemave, te berave dhe te paberave te tij
    Ku ka dinjitet Rilindja!!!! Rilindja eshte Kriminale. Edhe ti Artiste je nje Bashkepunetor i Rilindjes si organizate mafioze!

  3. Standarti I Zyres se Shtypit te Prokurores/ Drejtoreshe ne sherbim te tij qe I dha ose I heq Karriken

    HETIMET vazhdoooooooooooooojnnnneee………

  4. Arta dosjen santo mos e prek se dalin lidhjet e salihut me griden,qe diten e atentatit grida po mbante ne tel santon,dhe pastaj ate e cuan atje ku srb i ka cuar te gjithe,grida si eskorte e klasit pare per kete sherbim u be dhe deputete

  5. mesa duket i paskan mbyll punet, i kane gjet bedelat, i kane bo pazaret, do i nxjerrin te gjitha tel fallso, fake news, kane qene tu fol per domote turshi jo per vota etj etj etj
    u desh pak kohe, por kane punu note e dite fort

    po nuk i ha mo njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *