• |
ide | kryesore

Loredana ndan me ndjekësit ndarjen e babait nga jeta (FOTO)

Paparazzi, Slider



Sot është një ditë zie për Loredana Zefin, e cila fatkeqësisht ka humbur babain.

Para pak orësh, reperja ka publikuar në Instagramin e saj një dedikim të ndjerë për të atin, tek i cili shkruan: “Faleminderit baba që bëre më të mirën për ne deri më sot. Të dua dhe lutem që të shkosh në një vend më të mirë atje lart. Për të gjithë miqtë e mi që më ndihmojnë në këtë kohë të vështirë, ju falenderoj nga zemra!”

Edhe bashkëshorti i Loredanës, reperi Mozzik, i është bashkuar dhimbjes së familjes Zefi, duke ndarë me ndjekësit një foto të të ndjerit po në Instagram dhe duke shkruar këto fjalë bashkangjitur: “Baba Lush, pusho në Paqe! Zoti ta mëshiroftë shpirtin tënd të mirë e të butë. Do të kujtoj sa të jem gjallë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *