• |
ide | kryesore

FOTO/ Tifozi e rrëzon, Lopez e rreh keq

Sport



E paparashikuar ajo që ndodhi në Xhiron e Italisë, në etapën e 20. Protagonist, vetëm 5 kilometra ngfa finishi ciklisti Miguel-Angel Lopez, lider me Fanellën e Bardhë në klasifikimin e të rinjve, kolumbianit i ndodhi ajo që nuk mendohej.

Tifozët shtynin ciklistët në të tatëpjetë, pas një rrëzimi, duke provokuar pengimin e të tjerëve, si ndodhi me Miguel Angel Lopez, Fanella e Bardhë e Xhiros, që iu kompromentua dita nga këtu sjellje absurde.

Ciklisti kishte nga pas një tifoz që e nxiste gjatë të përpjetës. Por tifozi u përplas me një tjetër tifoz, duke u rrëzuar mbi ciklistin që përfundoi në tokë. Tërbimi i kolumbianit nuk kishte të mbaruar, me goditjet pa pushim, mbi tifozin e pafat që donte ta ndihmonte, por i prishi garën. Në finish Lopez komentoi: “Ish i tërbuar, mendova se mund të fitoja etapën. Reagimi im? Adrenalinë e pastër. Në ato momente është vështirë të përmbahesh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *