• |
ide | kryesore

Tragjedi në çiklizëm, humb jetën Mader pas rënies në një përroskë

-Instant, Sport
Mader



Ka ndërruar jetë Gino Mader, çiklisti zviceran, i cili doli nga rruga dje gjatë etapës së pestë të turneut të çiklizmit në Zvicër dhe u rrëzua në një përroskë me shpejtësi shumë të madhe. Lajmin e konfirmoi ekipi i tij, Team Bahrain. Mader, 26 vjeç, u rianimua menjëherë pas aksidentit të tmerrshëm dhe u shtrua në spital në gjendje shumë të rëndë.

“Jemi të shkatërruar nga humbja e çiklistit tonë të shkëlqyer, Gino Mäder. Talenti, përkushtimi dhe entuziazmi i tij kanë qenë një frymëzim për të gjithë ne. Jo vetëm që ishte një çiklist shumë i talentuar, por një person fantastik jashtë biçikletës. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes dhe njerëzve të tij të dashur. Mendimet tona janë me ta në këtë moment të vështirë.” Këto janë fjalët e drejtorit menaxhues të Team Bahrein Victorious, Milan Erzen.

“Bahrain Victorious do të garojë për nder të tij, duke mbajtur kujtimin e tij në çdo rrugë që do të përshkojmë. Ne jemi të vendosur të tregojmë shpirtin dhe pasionin që ka treguar Gino. Ai do të mbetet gjithmonë një pjesë integrale e ekipit tonë”. “Familja Mader ka kërkuar privatësi teksa vajtojnë për humbjen e Gino dhe ne kërkojmë që dëshirat e tyre të respektohen. Ekipi dhe familja shprehin mirënjohjen tonë për mbështetjen e madhe që kemi marrë nga e gjithë bota e çiklizmit. Gino, faleminderit për dritën, gëzimin dhe të qeshurën që na ke sjellë të gjithëve. Do të na mungosh si çiklist dhe si njeri. Sot dhe çdo ditë do të pedalojmë për ty, Gino”, vijon Team Bahrein.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *