• |
ide | kryesore

Trump për Meghan Markle: Nuk e dija aq të keqe

Paparazzi, Slider



Dukesha e Sussex Meghan Markle para pak javësh u bë nënë për herë të parë dhe së bashku me princ Harry-n vendosën që fënijën mbretëror ta pagëzonin me emrin e veçantë, Archie Harrison Mountbatten-Windsor.

Kur Donald Trump u zgjodh president në vitin 2016-të asokohe Meghan shprehu publikisht mbështetjen për Hilary Clinton dhe po ashtu vëmendjen e të gjithëve tërhoqi deklarata e saj kundrejt Trump: “Ju nuk dëshironi të jetoni në një lloj bote që Trump po pikturon. Po sigurisht, ai është një përçarës dhe paragjykues femrash.”

Lidhur me çështjen në fjalë, për “The Sun” presidenti së fundmi është shprehur në këtë mënyrë: “Nuk e dija këtë. Çfarë të të them? Nuk e dija që ajo ishte e keqe!”

Ndërkohë, në vijim, si për të ç’tensionuar situatën ai deklaroi se është shumë i lumtur që dukesha është pjesë e familjes mbretërore dhe se shpreson që Meghan të jetë mirë nga ana shëndetësore pas lindjes së vogëlushit.

Vlen për t’u theksuar se Trump këtë të hënë do të zhvendoset në kuadër të një vizite zyrtare në Angli, aty ku pritet të takohet me disa nga pjesëtarët e familjes mbretërore, dhe  Meghan nuk do jetë e pranishme për shkak se është me leje lindjeje.

Duke marrë parasysh marrëdhënien Markle-Trump, mund të themi me bindje se dukesha ndoshta ndihet pakëz e çliruar që nuk do jetë pjesëmarrëse në takimin zyrtar…



2 Comments

  1. Imagjinoni tani,sikur Tramp-i,te marre vesh,se cfare ka thene kryeministri Shqiptar Edi Rama,per te,gjate fushates ,para zgjedhjes se tij,President i SHBA!Krahasuar me shprehjen e Meghan-it,e cila,duket si perkedhelese,perpara shprehjes se Rames.Thjesht ky fakt,tregon se Tramp-it,akoma nuk i ka shkuar mesazhi i Rames,prandaj edhe qendrimi i tij,ndaj Shqiperise,eshte thjesht mos interesim.

    1. po normal kujton se sorosianet do ja kalojne mesazhin e liderit te tyre rama ? apsolutish jo, ata do vazhdojne te instalojne monizmin qe kane 20 vjet qe po e planifikojne, qe kur rama ishte krytar bashkie dhe thoshte “kaq eshte niveli i shqiptareve kaq do bejme” , pra me vetedije e ka lene mbrapa deri sa te vinte ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *