• |
ide | kryesore

Brnabiç akuza të reja për politikanët e Kosovës: Ne kërkojmë dialog, por ata nuk dua paqe

Planet



Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabiç, ka vijuar me ngritjen e akuzave ndaj liderëve politikë të Kosovës. Teksa, Brnabiç konfirmoi se delegacioni i Beogradit do të jetë i pranishëm në punimet e Samitit të Parisit të planifikuar për t’u mbajtur më datë 2 korrik, ka folur edhe për qendrimet e fundit të elitës së Prishtinës zyrtare.

“Ne kërkojmë çdo mundësi për dialog, për kompromis. Ndërsa ata, nuk kërkojnë paqe, apo sundim të ligjit.”- është shprehur Bërnabiç për emisionin “Upitnik” në televizionin “RTS”. Sipas numrit një të ekzekutivit serb, përfaqësuesit diplomatikë të Beogradit në Paris do të kërkojnë zbritjen e tensioneve dhe sigurimin e parakushtit për dialog me Kosovën.

Më herët, Brnabiç gjatë një konference shtypi të mbajtur në Beograd me kreun e delegacionit të Bashkimit Europian në Serbi, përdori një fjalor stigmatizues ndaj shtetasve të Kosovës, duke thënë shprehimisht ndaj tyre se “keni punë me njerëz të cilët faktikisht kanë dalë nga mali. Për ata është njësoj nëse atje ka luftë ose jo, dhe kjo më shqetëson”. Ndërkaq, ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”, njoftoi se përgjatë shërbimit të tij si kryediplomat, nuk do të lejojë që kryeministrja serbe të mund të hyjë në Kosovë për sa kohë ndjek një ideologji raciste.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *