• |
ide | kryesore

U komentua për anglishten, Jonida Maliqi ka një përgjigje (Video)

Paparazzi, Slider



Jonida Maliqi dhe kompozitorja që e shoqëroi në këtë rrugëtim, Eriona Rushiti ishin të ftuara ditën e sotme në emisionin ‘Trokit’ në INtv  për të rrëfyen detajet nga performanca e këngëtares në Tel Aviv, momentet e bukura, provat, por edhe sfidat e vështira.

Gjithashtu ajo nuk kaloi as pjesën që u komentua aq shumë, anglishtja e saj në intervistat e Eurovision. Jonida e pati një koment edhe për këtë dhe pranoi se askush nuk e vlerësoi siç duhej, por u kapën pas detajeve. “Unë kam studiuar italisht, por anglishten nuk e kam perfekte, ndaj nuk më prekën aspak ato që u thanë për intervistat që dhashë. Nuk ka kriter në Eurovision që anglishtja duhet të ishte gjuha që do të flisnim, por unë e bëra me dëshirë.” – shtoi ajo.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *