• |
ide | kryesore

Ku do të zhvillohet Eurovision vitin e ardhshëm

Paparazzi, Slider
Eurovision



Vitin e ardhshëm Eurovision do të organizohet në Suedi, sikurse dihet pasi ky shtet triumfoi këtë edicion. Dhe së fundmi është zbuluar se festivali europian do mbahet në Malmö.

Qyteti bregdetar në jug të vendit është zgjedhur pas “dialogut me disa qytete”, janë shprehur organizatorët. Arena e Malmos do të presë në skenë gjysmëfinalet në datat 7 dhe 9 maj 2024 si dhe finalen më 11 maj.

Malmö, qyteti i tretë më i madh në Suedi do të mirëpresë kompeticionin për herë të tretë ndërsa më parë e kanë bërë vetëm Stokholmi dhe Kopenhaga. Kjo do të shënojë herën e shtatë që Suedia organizon konkursin europian të këngës.

Ishte Loreen ajo që dha për herë të dytë fitoren vendit të saj me këngën “Tattoo”, ndërsa në vitin 2012 konkurroi me “Euphoria”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *