• |
ide | kryesore

Aurela Gaçe tregon humbjen e 23 kilogramëve (FOTO)

Paparazzi, Slider



Aurela  ka treguar se për 2 vite, që nga koha e lindjes së vajzës së dytë, ka humbur 23 kilogramë, falë vullnetit për t’u stërvitur. Aurela ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të sajën 6 muaj pas lindjes së vajzës dhe një të shkrepur ditën e djeshme. Në të dyja vihet re shumë lehtë ndryshimi i madh, ku pjesa më e dukshme është barku i saj.

Bashkangjitur fotos Aurela shkruan; – “Pra, as e stresova veten dhe as mbajta dieta të forta. Madje kam ngrënë shëndetshëm, por edhe ha nëse më hahet picë e akullore. Një jetë kam dhe nuk dua t’i privoj vetes të drejtën për të shijuar ushqimin, pasi jam njeri që ha me dëshirë e me neps. Nuk kam kërkuar forma perfekte, sepse ato bëhen me mënyrë tjetër jetese, duke filluar nga ushqimi. Thjesht s’kam ndaluar stërvitjen. 23 kilogramë më pak për 2 vjet. Por e rëndësishme është se ndjehem e fortë, e lehtë, e palodhur. Vajza, nëna, mama të reja, mos lejoni askënd t’ju tregojë se nuk mundeni”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *