• |
ide | kryesore

Nicole tregon rutinën e të qenit në formë

Paparazzi, Slider



Nicole Scherzinger është 41 vjeçe, por mund ta ngatërrosh fare lehtë me një vajzë 20-vjeçare. Aktorja dhe këngëtarja e njohur ka një fizik perfekt dhe sigurisht që e gjithë merita i takon vetëm asaj. Nicole ka treguar se i kushton shumë rëndësi ushqimit dhe të stërviturit, por nuk është aq strikte sa njerëzit mund të mendojnë.


Ajo ka zbuluar se mëngjesi i saj është i mbështetur tek karbohidratet dhe proteinat, gjatë drekës konsumon diçka të vogël, ndërsa darkën e ha gjithmonë në restorante.
“Mëngjesi im i preferuar është vezë të ziera me avokado dhe salmon i tymosur. Në drekë zakonisht ha diçka të vogël, por të shëndetshme dhe natën konsumoj diçka jashtë”, ka thënë Nicole.
Për sa i përket stërvitjes ish-anëtarja e Pussycat Dolls ka treguar se është e mbështetur në kardio dhe në trajnimin për fuqinë. Ajo ka shtuar se ‘streching’ dhe hidratimi janë dy faktorë kryesorë që ndikojnë shumë në arritjen potencialit të duhur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *