• |
ide | kryesore

Haradinaj: Ne guxojmë të pajtohemi me Serbinë

Lajme



Në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur se paqen e bëjnë të guximshmit dhe se Kosova guxon të pajtohet me Serbinë.

Sipas tij, një gjë e tillë bëhet që brezave të tjerë t’i lihet liria dhe jo lufta për territore e kufij.

“Shteti i Kosovës është vlerë e re në rajon, vlerë e shtuar në botë dhe sjell paqe në rajon. Paqen e bëjnë të guximshmit dhe ne guxojmë me u pajtu me Serbinë.

I bëjmë thirrje popullit të Serbisë edhe presidentit Vuçiç ta njohë Kosovën si të pavarur në kufijtë e vet në mënyrë që ne që qeverisim të punojmë më shumë e të fokusohemi në vendet e punës për qytetarët tonë dhe në qeverisjen më të lirë dhe në luftimin e korrupsionit.

Në mënyrë që brezave t’u lëmë lirinë e respektin dhe jo luftën për territore e kufij.

Kosova është gati për t’u pajtuar dhe i bën thirrje Serbisë për pajtim. E bëjmë dhe në falenderim të ndihmës që na ka dhënë bashkësia ndërkombëtare”, shkruan Haradinaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *