• |
ide | kryesore

Premier League 2019/2020: nis me United-Chelsea në javën e parë: kalendari i përballjeve të mëdha

F1, Sport



Premier League është projektuar tashmë për sezonin 2019/2020, madje shumë kohë para fillimit, duke përcaktuar kalendarin për sezonin e ardhshëm. Një short integral që do të dhurojë një ndeshje të madhe që në javën e parë: Manchester United-Chelsea përplasen menjëherë në Old Trafford. Kampionati do të inaugurohet në 9 gusht nga Liverpool që do të presë Norwich, të sapongjitur, ndërsa City e Arsenal do ta fillojnë me transferta kundër West Ham e Newcastle.

Kampionët në fuqi të Manchester City debutojnë në kohën e drekës, në kampionatin 2019/2020 në shtëpinë e West Ham, por vëmendja e javës së parë do të jetë e përqendruar në Old Trafford në sfidën mes Manchester United të Solskjaer e Chelsea. Tre skuadrat e sapongjitura në Premier e nisin në transfertë aventurën e re, me Sheffield Utd që do të vizitojë Bournemouth, ndërsa Tottenham do ti japë mirëseardhjen Aston Villa.

Debutimi në shtëpi për Manchester City do të jetë në 17 gusht kundër Tottenham, ndërsa Chelsea do të presë Leicester City në daljen e parë përpara publikut të shtëpisë. Burnley do të jetë kundërshtari i Arsenal.

KALENDARI I NDESHJEVE TË MËDHA

11 gusht në 17.30, Manchester United-Chelsea
17 gusht, Man City-Tottenham
24 gusht, Liverpool-Arsenal
21 shtator, Chelsea-Liverpool
28 shtator, United-Arsenal
19 tetor, United-Liverpool
26 tetor, Liverpool-Tottenham
9 nentor, Liverpool-Man City
23 nentor, Man City-Chelsea
3 dhjetor, United-Tottenham
7 dhjetor, Man City-United
14 dhjetor, Arsenal-Man City
21 dhjetor, Tottenham-Chelsea
28 dhjetor, Arsenal-Chelsea
1 janar, Arsenal-United
11 janar, Tottenham-Liverpool
18 janar, Liverpool-United
22 janar, Chelsea-Arsenal e Tottenham-Man City
22 shkurt, Chelsea-Tottenham
29 shkurt, Man City-Arsenal
7 mars, United-Man City
14 mars, Tottenham-United
21 mars, Chelsea-Man City
4 prill, Man City-Liverpool
25 prill, Tottenham-Arsenal
2 maj, Arsenal-Liverpool
9 maj, Liverpool-Chelsea



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *