• |
ide | kryesore

Sarri dhe euro: dy motive për ta larguar Cancelo nga Juventus

Sport



Merkato e hyrjeve tek Juventusi ka nevojë përsëri për disa ditë për të hyrë zyrtarisht në fazën operative. Çështja e shitjeve për më tepër, pas një përplasje të parë mes klubit dhe trajnerit të ri Maurizio Sarri, ecën përpara dhe lejon të stabilizojë tashmë disa pika të ndalura, apo të vendosë pikat mbi “i” në prag të sezonit të ardhshëm.

Manchester, City apo United, mund të jenë destinacionet e ardhshme të Joao Cancelo, mbrojtësit portugez të ardhur në Torino verën e kaluar. Në sezonin e tij të parë (që mund të jetë i fundit) juventin, mbrojtësi portugez ka treguar mbi të gjitha një fuqi të jashtëzakonshme sulmuese, por ka pasur luhatje dhe boshllëqe në fazën mbrojtëse. Aspekt që për mbrojtësit e Sarrit është një handikap jo pak i llogaritshëm. Një situatë teknike që në fakt sugjeron një lamtumirë. Së cilës i shtohet dhe aspekti ekonomik: i ardhur në Torino nga Valencia për 40 milion, pas 12 muajsh Cancelo mund të sjellë në shtëpinë bardhezi jo më pak se 50 milion euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *