• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Metës/ Mbërrin në Komisionin e Ligjeve kërkesa e PS

Lajme, Të fundit

Kërkesa e mazhorancës për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka mbërritur në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Njoftimi është komunikuar nga kreu i këtij komisioni, deputeti socialist Ulsi Manja, në nisje të mbledhjes së ditës së sotme. “U kam vënë në dispozicion të gjithë kolegëve të komisionit të ligjeve kërkesën. Nga ky moment komisioni ligjeve e ka futur në procedure shqyrtimin e kërkesës së 55 deputetëve” – u shpreh Manja.

Një ditë më parë, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, konfirmoi në një konferencë për mediat se kërkesa për shkarkimin e kreut të shtetit iu dorëzua Kuvendit, për të vijuar me nisjen e procedurave parlamentare përkatëse. Sipas Ballës, çdekretimi i 30 qershorit si datë e paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore dhe mosvendosja e një date tjetër, ka cënuar rëndë parimin e ushtrimit të sovranitetit nga populli. “Anulimi i datës 30 qershor dhe mos caktimi i një date tjetër mohon të drejtën e sovranit për të qenë i tillë. Kjo është një hap që zhbën autoritetin sovran. Nëpërmjet këtij akti të Presidentit është shënuar dalja përtej kompetencave. Sovrani ka përcaktuar se kur do të mbahen zgjedhjet”, tha Balla.

Sipas nenit 112 të Rregullores së Kuvendit, kërkesa e paraqitur në Kuvend duhet marrë nën shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve, i cili ka të drejtën e propozimit ose jo të krijimit të një Komisioni Hetimor. Në rastin e krijimit të Komisionit Hetimor, presidenti thirret dhe dëgjohet në një seancë të posaçme në lidhje me propozimin e paraqitur.

Në përfundim të hetimit, Komisioni Hetimor duhet t’i paraqesë Kuvendit në mënyrë të arsyetuar shkaqet (nëse ekzistojnë) për shkarkimin e presidentit. Më tej, kërkesa mbërrin për votim në seancë plenare, kur duhet që së paku 94 deputetë të votojnë pro. Në fund, verdikti i takon Gjykatës Kushtetuese, e cila për momentin nuk është funksionale.

 

 

 

2 Comments

  1. Hahaha ulsinja ka argumentin te forte. Me llogjiken brilante qe e karakterizon te ze mat. Te rroje rilindja jepi o ulsinje
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu