• |
ide | kryesore

Ambasadorja gjermane: Shqipëria të mos humbasë kohë me ngritjen e institucioneve të reformuara të drejtesisë

Lajme, Të fundit



Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz bën thirrje që  “Shqipëria të mos humbasë kohë në ngritjen e institucioneve të reformuara të drejtesisë”.

Në prag të protestës kombëtare antiqeveritare të opozitës, që do të zhvillohet të premten në mbrëmje ( 21.06)me kërkesë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij, Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz e quan atë legjitime dhe bën thirrje që ” Shqipëria të mos humbasë kohë në ngritjen e institucioneve të reformuara të drejtesisë.

“Shqipëria gjendet përpara vendimmarrjes së rëndësishme të Bashkimit Evropian lidhur me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Ndaj tani nuk duhet humbur kohë, në mënyrë që reformat e nisura të vijojnë më tej dhe të arrihen rezultate të tjera konkrete në pesë prioritetet kyç. Përshëndes faktin që – edhe pse ngadalë – reforma në drejtësi po ecën përpara në mënyrë të pandërprerë.

Ajo është një sukses; ndaj procesit të reformave nuk ka alternativë, ai është i pakthyeshëm dhe unik në rajon. E rëndësishme është që edhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, si instrumenta të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor, të mund të jenë së shpejti sërish funksionale. Në këtë kontekst përpara duhet të çohet edhe ngritja e strukturës së SPAK-ut.” thekson ajo.

Për të garantuar siguri ligjore. ” Presim hapa të tjerë përpara edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjitha këto përpjekje janë të rëndësishme për të bindur shqiptaret dhe shqiptarët, por edhe investitorët e huaj, që drejtësia shqiptare garanton siguri ligjore” thekson Ambasadorja Schütz.

Ambasadorja Schütz e cilëson atë legjitim Parlamentin aktual, të formuar pas heqjes dorë në bllok të opozitës nga mandatet e saj parlamentare në shkurt të këtij viti dhe marrjes së mandateve të deputetit prej KQZ-së nga kandidatët për deputetë të PD dhe LSI, në listat e këtyre dy partive, që nuk fituan në zgjedhjet parlamentare 201.

Ambasadorja gjermane thekson:  “Respektojmë vendimin e secilit deputet dhe të pasuesve të tyre në lista për dorëzimin, pranimin apo refuzimin e mandateve. Njëkohësisht, theksoj, se në demokraci parlamenti është vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik mes partive politike. Qeveria Federale do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale të legjitimuar në mënyrë demokratike si dhe mbajtësit e mandateve në Kuvend.

Për ndërtimin e një sistemi solid zgjedhor “Shprehim keqardhjen e madhe, që megjithë bashkëpunimin fillimisht të mirë mes shumicës dhe opozitës, reforma zgjedhore deri më tani nuk është miratuar. Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbetet një komponent i rëndësishëm në ndërtimin e një sistemi zgjedhor solid në Shqipëri, i cili do mund të gëzojë besimin e qytetarëve” përfundon deklarata./DW



8 Comments

  1. Ku humbim kohe ne? Ne per 6 vjet ndertuam 7 km Tiron-Elbason
    Kulla me stadium maron mrena 2024

  2. Paska fol ca si shume pro qeverise kjo idiotja. Te gjithe ambasdoret e skaduar kemi ketu ne shqiperi………

    1. jo kemi te gjithe politikanet e qalbur qe e kane bere mutin mullar keto 30 vjet dhe prandaj ju jepet e drejta ketyre te flasin.
      Neqoftese politikanet tane nuk do ishin keta muter qe kemi ne tani dhe keta ambasadoret nuk do nderhynin kaq shume ne punet tona.

      Kemi ardhur ne nje pike qe pa ndihmen e tyre nuk dalim dot nga qorrsokaku qe jemi futur.

  3. Nje pyetje kam per zonjen e nderuar sikur merkel te vithte vota ne gjermani ne bashkpunim me gjiknurin cdo thoshte zonja……

  4. Ne Shqiperi,cdo gje ndryshon,me qellimin qe te mos jete ai,per rte cilin duhet te jete.Degjoni pergjimet :Ministri behet garant per aksioneret qe manipulojne ligjin ,per te siguruar vota,polici qe duhet te jete ne detyren e tij,merret me votat,deputeti,si rrugacet,flet me mikun e shkolles,vtem per votat,por shohim qe edhe ambasadoret,nuk merren me punenn e tyre,por behen keshilltare te popullitduke genjyer diten per diell.Gjermanja e famshme ne Tirane,duke qene e sigurte te qeverija e saj,i ka thene jo integrimit per ne,na flet brockulla per institucionet e drejtesisse.Ne se te qan zemra per keto institucione,moj zonja ambasadore,shko tek qeverija,tek perfaqesusit nderkombetare qe e bene lemsh reformen,dhe folu atyre,ta shpejtojne dhe te mos humbasin kohe.S’ke pse i ben thirrjet ne media.Puna jote eshte ne Ministrine e jashtme.Populli jone ka njerezit e vet ne krye,dhe ju qe doni te dilni edhe permbi ata,jeni krejtesisht te tepert dhe bile te padurueshem,me sjelljet tuaja te pakuptimta.Nese doi merrni mundimin te flitni,duhet te flitni per te gjitha,por nese do flitni vetem per ato qe i interesojne qeverise,(qe krijon dyshime se ju sponsorizoka),edhe pa folur,po ju njohim cdo dite e me shume.Jeni krejtesisht “jasht loje”perderi sa nuk flitni as ashtu sikunder flet qeverija juaj,apo perfaqesues te saj.

  5. Miqte e mi. Te majt te djatht dhe te lsi. Mendoj se jemi ne prag te nje megaskandali qe do trondisiperfundimisht ne themel komunitetin nderkombetar ne shqiperi. Ju lutem kush ka nje program te thjesht pic edit ti vej ca floke kacurrela kesaj zonjes dhe do dali qe eshte boshardi. Ky zoteri/ kjo zonje perdor kete 2 fytyresi merr dy rroga dhe andej dhe kendej dhe ne te njejten kohe i hedh balte shqiptareve duke bere te duket si mendim i konsoliduar nga dy persona te rendesishem nderkoh qe eshte vetem nje person qe pjerth lart e posht. I bej thirrje agjensive ligjzbatuese ne vend te investigojne me thell. Ku i dihet. Ky do ishte nje megaskandal.Mbase tani duket qesharake por e sfidoj zonjen ambasadore per te vene nje paruke kacurrele. Per demokracine ska kompromis.

  6. Ju si gazetar pse si beni pytje te gjithe trupit diplomatik qe dalin me kto deklarata qfor ndodh ne vendet etyre qe ato perfaqsoj.Kur pergjimet dalin kur shteti humb qindra miljon ero per fajin e qeveris kur lirija shtypit cenohet te deklaruar nga vet nderkomtaret qfar rreforme drejtsi.Kur prekororja e krimeve te renda kalon vitingun me shije te keqe qe len ilaqi i hidhur dhe kjo e then nga nderkomtaret etyre qe flasin per reformen ne drejtsi ti japin pergjigjie masanej te flasin per reformen per shkatrimin evendit tim

  7. Kuptuar.
    Po cila reforme ne drejtesi????
    Reforma ka vdekur.
    Deri tani eshte me shume vonese, institucionet nuk jane ngritur apo jane pergjysem me individe ende nen veting
    me individe nenpunes te sigurimit te Enver hoxhes, te prokurove te enver hoxhes???
    apo te spiuneve, baxhanakave, shokve dhe miqve te Rilindjes????

    me kryeprokurore te perkohshme ??

    pa gjykata ??

    Me sa standarde po behet Vetingu ????

    Cilet ne KPK po i zbatojne keto standarde??? hoket dhe miqte e tarafit te kryeministrit ??

    Vetingu eshte nje deshtim spektakolar. Si cdo produket tjeter i nje individi deshtak. Suksesin e vetem qe ka, eshte ne inkriminimin e shoqerise shqiptare ne cdo qelize, shok e miq me kriminele , bandite, oligarke, media kazan.

    Ju te pakten jeni nje ambasadore. Ju keni nje ze dhe figure

    Ka nje ambasade tjeter shume te rendesishme per shqiptaret por aspak e rendeishme per te zotet e saj, nje ambasade pa ambasador.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *