• |
ide | kryesore

Ambasadorja gjermane apel palëve politike: Merrni përsipër përgjegjësitë për vendin

Lajme, Të fundit



Teksa na ndajnë pak orë nga nisja e protestës së paralajmëruar nga opozita e bashkuar joparlamentare, ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Sussane Schütz, ka lëshuar një deklaratë ku bën apel për zhvillimin e një tubimi paqësor. Schütz thekson se çdo lloj forme dhune është e papranueshme, duke shprehur pritshmërinë që organizatorët të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore.

Në përmbyllje të reagimit të saj, Schütz u ka bërë thirrje palëve politike që të heqin dorë nga sulmet verbale dhe të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për vendin.

Liria e tubimeve dhe e drejta për të demonstruar paqësisht janë kolonat e çdo demokracie. Ndërsa dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme! Duke patur parasysh demonstratën e njoftuar për mbrëmjen e sotme u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të respektojnë ligjet në fuqi. Prej organizatorëve pres të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore.

Me shqetësim të madh jam duke ndjekur ditët e fundit edhe trazirat e dhunshme në vende të ndryshme të Shqipërisë. Një gjë është e qartë: mësymjet e dhunshme nuk janë mjete legjitime të përballjes politike.

U bëj thirrje me forcë të gjitha palëve të heqin dorë edhe nga sulmet verbale e të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për vendin.”, shkruhet në deklaratën e ambasadores.

 



4 Comments

  1. E duam Shqiperine si gjithe Europa,presim reagimin e militanteve talibane qe e duan Shqiperine si Europa,por kur Europa shprehet fillohet nje sulm me epitete nga me te ndryshmet me metoda komuniste,ndajeni mendjen si e doni Shqiperine ju kamikazet e Sales si Europa apo si Siria??!!

  2. E duam Shqipërinë si gjithe europa.
    Pastaj fillojn.
    O te bler o pisa, o pijaneca. O kurva. O mafjoza. O te korruptuar. Sa lek keni mare? Sa ju pagoi rama? Te shitur. Nuk na duan ne keta. Po evropa kurv ka qen gjithmon. Etj.. Etj..

  3. Po t’a lexosh deklaraten e ambasadores gjermane ajo i drejtohet vetem opozites dhe jo paleve o Majmuni i rraces Babuino Shkullak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *