• |
ide | kryesore

Mila dhe Ashton reagojnë në një video për ndarjen (Video)

Paparazzi, Slider



Gjatë kësaj jave është publikuar lajmi për ndarjen e Mila Kunis dhe Ashton Kutcher. Ndryshe nga herët e tjera që çifti nuk parapëlqen të reagojë, kësaj here nuk ka mundur të mos e përgënjeshtrojë lajmin në mënyrën më të bukur të mundshme. Ata kanë zgjedhur të realizojnë një video në makinë, teksa Mila shikon screenshotin e kopertinës së revistës në telefon. Biseda ironike dhe njëkohësisht gazmore vijon si më poshtë.

Zemër çfarë po ndodh?” –pyet Ashton, ndërsa Mila duke i treguar artikullin, ia kthen: “Është për ne.”

“Është për ne? Oh Zot, çfarë do bëjmë?”

“Unë ndihesha e mbytur”, -vazhdon ajo duke iu referuar rreshtave të shkruara në artikull.

“Ndiheshe e mbytur nga unë? Unë isha autoritar, apo jo?”

“Gjithashtu, unë mora fëmijët.”

“Oh, ti more fëmijët? Fëmijët nuk janë më me mua?”

“Epo, ti kishe një sekret të errët!”

“Çfarë është ky sekret i errët?”

“Nuk e di! Kam vetëm këtë foto”, -shprehet Mila duke treguar telefonin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *