Ashton Kutcher dhe Mila Kunis janë një çiftet më të njohur në gjithë botën. Po ashtu ata janë edhe dy ndër aktorët më të pasur në botë.
Pasuria e tyre llogaritet se kap vlerën e 265 milionë dollarë. Mila dhe Ashton janë prindër të një vajze dhe një djali, por ata nuk do i lënë pasuri fëmijëve të tyre. Ata kanë thënë se pasuria e tyre do të shkojë për bamirësi. Aktorët shprehen se nuk do të ishtë një veprim i mirë nëse do t’ia linin pasurinë fëmijëve të tyre.
Ashton ka thënë: “Fëmijët e mi kanë një jetë shumë të privilegjuar. Unë nuk do të krijoj fonde për ta. Ne do t’i japim paratë tona për bamirësi.’