• |
ide | kryesore

Kolegji Zgjedhor vendos sot në lidhje me fatin e zgjedhjeve të 30 qershorit

Lajme, Të fundit



Kolegji Zgjedhor shqyrton sot kërkesën e Idajet Beqirit, kreut të Partisë Uniteti Kombëtar i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të KQZ, i cili rrëzoi kërkesën e tij për çregjistrim nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Në seancën gjyqësore, para trupës gjykuese që përbëhet nga Tomor Skreli, Ridvan Hado, Lindita Sinanaj, Artur Malaj dhe Shkëlqim Mustafa, Beqiri tha se nuk e pranon 30 qershorin në kushtet e krizës politike duke kërkuar çregjistrimin.

“Nuk pranoj 30 qershorin në kushtet e krizës politike. Ishim të bindur se në 30 qershor do bëheshin zgjedhje. U kapëm në befasi nga Dekreti i presidentit. Kërkojmë çregjistrim nga zgjedhjet. Kolegji duhet ta zgjidhe këtë ngërç të krijuar”, deklaroi Beqiri.

Sipas tij, vendimi i KQZ që nuk e çregjistroi Partinë Uniteti Kombëtar në koalicion me socialistët.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i KQZ tha se ky institucion i qëndron vendimit që ka dhënë për PUK.
“Dekreti është në shkelje të Kushtetutës. Dekreti është akt administrativ i pavlefshëm”, ka thënë përfaqësuesi i KQZ.

Nëse pesë gjyqtarët do të pranojnë kërkesën e Beqirit, duke urdhëruar KQZ ta çregjistrojë Partinë Uniteti Kombëtar nga zgjedhjet, atëherë pranohet ligjshmëria e dekretit të Presidentit dhe 30 qershori rrëzohet.

Në të kundërt, situata do të vijojë të mbetet e njëjtë e socialistët do të tentojnë të zhvillojnë zgjedhje, sikurse kanë këmbëngulur prej mëngjesit të 10 qershorit, kur Ilir Meta, shfuqizoi datën e dekretuar më herët prej tij.

Pavarësisht se dekreti i Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve është botuar në fletoren zyrtare, socialistët e konsiderojnë atë të pavlefshëm e për rrjedhojë nuk e zbatojnë.



5 Comments

  1. “Nëse pesë gjyqtarët do të pranojnë kërkesën e Beqirit, duke urdhëruar KQZ ta çregjistrojë Partinë Uniteti Kombëtar nga zgjedhjet, atëherë pranohet ligjshmëria e dekretit të Presidentit dhe 30 qershori rrëzohet.

    Në të kundërt, situata do të vijojë të mbetet e njëjtë e socialistët do të tentojnë të zhvillojnë zgjedhje, sikurse kanë këmbëngulur prej mëngjesit të 10 qershorit, kur Ilir Meta, shfuqizoi datën e dekretuar më herët prej tij.”

    Ne te kundert situata nuk mbetet e njejte po pranohet paligjmeria e Presidentit. Nuk mund te thuash qe nqs gjygjtaret pranojne kerkesen e Beqirit pranohet ligjahmeria e dekretit te Preidentit dhe ne anen tjeter te thuash qe nqs gjygjtaret nuk pranojne kerkesen e Beqirit atehere situata mbetet e njejte?????
    Gjygjtaret pranojne kerkesen = i ligjshem dekreti Presidentit
    Gjygjtaret nuk pranojne kerkesen = i paligjshem dekreti Presidentit
    eshte aksiome, kaq e thjeshte eshte!!

  2. @Lapsi.al

    Ka ndonje problem me aksesin e faqes, se vetem me VPN mund ta aksesoja faqen tuaj! Per cudi shume portale qe jane anti-Ripjerdhje, jan te pa akseueshem nga brenda AL! Mbase eshte problem ISP-je! E uroj kete gje.

  3. Hahahahaha dihej vendimi
    Meqe ra fjal Tomorr Skreli është një gjyqtar i cili ka një jetë që i shërben partisë socialiste në gjykatën e apelit Gjirokastër.

    Hajt ta gëzoni 30
    Qershorin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *