• |
ide | kryesore

Dua Lipa, në një lidhje me vëllain e Bella dhe Gigi Hadid (FOTO)

Paparazzi, Slider



Një javë më parë u bë e ditur se Dua dhe vëlllai i motrave të njohura Hadid ishin në fillimet e një romance por nuk kishte asnjë foto apo video që të vërtetonte diçka të tillë, përveç faktit se ata ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram.

Artistja shqiptare shihet në një festë private për ditëlindjen e Anwar në Los Angeles, fare pranë tij. Në videon e publikuar, Dua shfaqet pranë modelit, duke i drejtuar atij tortën e ditëlindjes, ndërkohë që miq e të afërm qëndrojnë rreth tij duke kënduar këngën e ditëlindjes. Nga ana tjetër, mediat e huaja raportojnë se dyshja së fundmi është parë së bashku edhe në një muze në Malibu, duke përforcuar edhe më shumë zërat për një romancë mes tyre.

Kjo lidhje e re për artisten vjen vetëm pak pas ndarjes së saj nga modeli dhe kuzhinieri Isaac Carew, me të cilin ajo ka pasur një lidhje disa vjeçare me ndarje e pajtime mes tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *