• |
ide | kryesore

30 qershori, karikatura e fundit e demokracisë rilindase

1, 2, Ide
shkullaku pd e vules



Karikatura e zgjedhjeve lokale, të cilës Rilindja po përpiqet t’i japë dorën e fundit, shërbeu ndër të tjera për të na treguar edhe njëherë se shumë prej rrëshqitjeve fatale të këtij vendi nuk kanë qenë rastësi. Kjo karikaturë e demokracisë shqiptare është në të njëjtën kohë edhe dëshmi e deformimit të adn-së tonë, që edhe përpara të keqes më të dukshme, arbitraritetit më të madh, abuzimit më skandaloz, jemi të gatshëm të mbyllim sytë herë të shtyrë nga interesi i ngushtë e herë të yshtur nga emocionet primitive të ndasive partiake.

Marshimi absurd, madje me flamuj, bori e mitingje, drejt një procesi elektoral pa konkurrencë politike, na rishfaqi edhe njëherë skenat e harruara të “intelektualëve” që në “emër të ligjit e të rendit” rreshtohen me zell në krah të pushtetit, ndërkohë që nuk bëzajnë sa herë pushteti përdhos ligjin dhe rendin.

Karikatura demokratike e Rilindjes, na kujtoi hipokrizinë e atyre që flasin për demokracinë si procedurë, por që gjithë këto javë nuk kanë thënë ende asnjë fjalë për përdhunimin e thelbit të saj, që janë zgjedhjet e lira e të barabarta. Nëse demokracia është një tavolinë ku 5- 6 njerëz nën avujt e alkoolit vendosin si do ndahen votat, postet e vendet e punës, pasi i kanë bërë zgjedhjet si kanë dashur vetë dhe qindra mijëra të tjerë duhet t’i nënshtrohen këtij vullneti, atëherë vërtet që procedura e 30 qershorit qënka më e rëndësishme se reagimi për t’u çliruar nga një bandë që kontrollon gjithçka. Nëse kryeministri, ministrat, drejtuesit më të lartë të parlamentit, nuk e rruajnë për pasojat që prodhojnë tek miliona shqiptarë, atëherë lë t’i respektojmë deri në fund duke u dhënë edhe të drejtën të vetëzgjidhen.

Në emër të procedurës e të kushtetutës, të gjithë e panë se si ata që janë të gatshëm t’i nënshtrohen pushtetit apo të bëjnë kompromise me të, nuk u ndjenë për asnjë çast të vetëm për përgjimet skandaloze që do të rrëzonin çdo qeveri në çdo vend të botës ku demokracia nuk është thjesht një datë takimi një herë në katër vjet, por një kërkesë llogarie e vazhdueshme ndaj së cilës duhet marrë përgjegjësi çdo ditë. Madje nuk guxuan as të thonë që të paktën personat e përfshirë në këto skandale, moralisht nuk mund të jenë pjesë e establishmentit që qeveris vendin. Ashtu si Saimir Tahiri, edhe ata e kaluan gjithë këtë turp kombëtar me një “mos e rruaj”. Të njëjtët nuk folën edhe kur droga mbuloi vendin, edhe kur qeveria u kap me presh në duar në afera korruptive, edhe kur kriminelët hynë në parlament e bashki, edhe kur banditët emëronin deputetë e drejtorë. Si mundësi të vetme për të mbuluar nënshtrimin apo shërbimin e tyre, kanë sulmin ndaj opozitës dhe krahasimin me të shkuarën.

Mirëpo kriza e 30 qershorit nuk është shkaku që po na kërcënon demokracinë tonë, por pasoja e përdhunimit sistematik të saj, përpara syve të të gjithëve. Justikimi i këtij përdhunimi mund të manipulojë emocionet e militantëve me fabulën e shpifur të armikut të brendshëm e të jashtëm, me frontin e të keqes që e ka halë në sy Shqipërinë rilindase e broçkulla të tjera, por nënshtrimi ndaj tij po bëhet një realitet që mund ta çojë vendin drejt një rruge të panjohur.

Këtij vendi, për fat të keq, nuk i kanë munguar asnjëherë skuadronet e gatshme që brohorasin pushtetin edhe kur ai marshon qorrazi drejt humnerës. Që flasin për pushtetin e popullit, për mbrojten e ligjit e të rendit, ndërkohë që ata që janë në majë të tij i përdorin ato si llastikun e brekëve që zgjerohet bashkë me diametrin e barkut që trashet. Kështu u borhorit dhe u justifikua një regjim barbar si ai i Hoxhës, kështu u fol për ligj e procedura kur pushteti i Berishës arrestonte liderin e opozitës, burgoste gazetarë dhe shkonte kokëfortë drejt procedurës kushtetuese për t’u rizgjedhur president. Kështu po flitet edhe tani, kur një kupolë ka marrë në duar krejt pushtetet dhe ndan votat e qytetarëve me policë, trafikantë e qeveritarë, e që u dashka respektuar deri në fund për hir të proceduarve demokratike.

E në të gjitha këto raste, adn-ja jonë e deformuar nuk na ka drejtuar drejt përballjes me të keqen, por drejt justifikimit të saj, pranimit e më pas nënshtrimit. Nga këto cikle të errëta të udhëtimit tonë duket qartë se shumë pak kemi nxënë. Ata që mendojnë ose bëjnë sikur besojnë se në 30 qershor duhet votuar për të mbrojtur demokracinë shqiptare, janë shembulli më i mirë për këtë. Fytyrat e tyre në ditën e votimit janë mozaiku i karikaturës tonë demokratike. ©lapsi.al



19 Comments

  1. Pse ti vertete beson se njerezit do votojne te dielen, te frymezuar nga Fred Peza, Iva Tico, Baton Haxhiu dhe ca surreter te tjere dawn? Jo mor jo! Do votojne te kercenuar per vendin e punes, apo me pistolete, te paguar dhe nje pjese skalionesh, qe do te votonin per PS edhe nese femija do t’i vdiste nga overdoza e kokaines se Rames, qe eshte bere me e rendomte se kudo ne Europe. Kjo eshte historia e te dieles!

  2. Administrata shtetërore nuk e shkel ligjin po nuk mori pjesë në votime pasinuk është e detyrueshme të marrësh pjesë edhe kur ato janë të ligjshme ajo shkel ligjin po mori pjesë duke treguar se është partiake kjo ka kosto për ata pasi shkelin dekretin e presidentit dhe nje punonjës shteti mëse shkel ligjin nuk mund të punojë në administratë po ashtu nuk ruhet fshehtësia e votës pasi zgjedhjet me 1 kandidat tregojne përkatësinë politike të atyre që marrin pjesë.

  3. Prisja qe qoftexhinjte dhe sufllaqexhinjte te kishin dale per te sulmuar Shkullakun, ppr jo. E cudoteshme. Me sa duket porosia eshte qe te komwntojne deklaraten e ndihmes-nensekretarit te nensekretarit tr zv. sekretarit te caktuar si i i tille nga nensekretari i dyte i sekretarit te trete te selretarit, pra njefare rrenje e gjashte e sekretarit te shtetit qe ndermjet te tjerash na pasjesh thene se mosmarreveshjet zgjidhen nga institucionet e caktuara. Pra nese ka nje dekret presidencial, ai duhet te kundershtohet ne Gjykatr Kushtetuese!!!!!!!

  4. Vertet ADN-ja po shkaterrohet.
    Jemi kthyer si endacake dyerve te botes – disa si turiste kronike, disa si emigrante fikse, disa si part-time e disa te tjere si servile kancelarish e mediash boterore!
    Shqiptaret po e braktisin masivisht kete vend dhe BARBARET BOLSHEVIKE ME KOSTUM LIBERALI IA DOLEN TA SHPOPULLOJNE KETE VEND!

  5. Populli eshte sovrani prej nga lindin te gjitha pushtetet.

    Njehere ne 4 vjet populli duhet te flase dhe te zgjedhi apo pushtetaret.

    Nje pjese e pushtetareve qe e dine se e kane davane te humbur thone JO, nuk futem ne zgjedhje, nje tjeter hajdut i vertetuar president dhe burre i pushtave te mesiperm thote qe zgjdhjet duhet te shtyhen.

    Kush eshte autokrat tani? Ata qe duan te bejne zgjedhje sipas kushtetutes, apo pushtat qe i tregojne popullit se kur duhet te votoje.

    Shkullaku sigurisht qe nuk e ka problem ti thote te bardhes, te zeze. Apo te kuqe e te verdhe…. si tia kerkoje ai qe i hedh kocken.

    1. Ti nuk me byth as te shkruash emrin ne koment more fis shkerdhyer e na çan Garin. Ik mor kelysh kurve shko lepiju atyre qe po te qijne edhe motren e gruan.

  6. Shkullak!fytyra e vertete e karikatures demokratike nuk jane ata qe do shkojne te votojne por eshte presidenti qesharak i vendit dhe grupimi i te ashtuquajturve opozite ku bejne pjese te gjithe ata qe jane shkaktaret kryesor te katrahures 30 vjeçare,ndaj dhe njerzit dhe me beso qe jane shume,dalin dhe brohorasin me flamuj,pikerisht se e kupton se kush eshte rreziku i demokracise pasi kur shef qe ne balle te “luftes per vota te lira”jane vrasesit e votes se lire Berisha dhe Monika Kryemadhi,kur shef qe predikojne drejtesi dhe burg per hajdutet Meta dhe Basha qe kane vjedhur miliona dhe i jane shmangur drejtesise me procedura dhe kur shef qe bertasin se do mbrojne demokracine nje grup hajdutesh te ashtuquajtur kryetare partish pa asnje anetar si Mediu,Idrizi,Nard Ndoka,Dule,Dash Shehu etj.te cilet kane 30 vjet qe hane qyl ne kurriz te popullit,atehere normale qe shumica e popullit do shkoje ne votime thjeshte dhe vetem per te mos lejuar kthimin e vendit mbrapa dhe duke i dhene nje mesim atyre te cilet me deshire zgjodhen te dalin nga sistemi qe pushteti merret me vota e jo me pazare…

  7. Ho me Shullak ku jane ato thirrjet e tua per revolucion dhe perplasje civile,pasi para disa kohesh te Fevziu the qe duhet te derdhet edhe gjak,hajde pra merr Lubonjen,Bushatin,Gjekmarkun,Mark Markun,Qim Peken Xhelal Mziun,Voltana molotofin dhe ate trimin e Elbasanit dhe dilni malit me pushke ne dore per liri dhe demokraci….

    1. Nuk jane as socialiste – jane te vetquajtur ‘rilindas’ por thjesht neokomuniste me kostum liberali

  8. Vërej se përgjithësisht në analizën që i bëhet situatës konfliktuale politike në Shqipëri, ata që janë në pushtet si degë shpëtimi mbajnë qëndrimin e “ndërkombëtarëve” që i “mbështesin” ata, kurse opozita e djathtë nuk është në gjendje të shpjegojë këtë mbështetje por e motivojnë me faktin se perëndimi ka mbështetur për hir të stabilitetit në Ballkan, edhe qeveri të korruptuara..
    Thembra e Akilit për një shtet ligjor demokratik, është padyshim institucioni i pamvarur i drejtësisë..
    Është pikërisht kjo arsyeja që si SHBA, ashtu edhe BEqë për të ndihmuar demokracinë foshnjore shqiptare, duke kontribuar me shuma parashë jo të pakta të taksapaguesve të tyre, të eksperimentojnë një reformë të pa precedencë të drejtësisë në Shqipëri, kur gjatë qeverisjes së Ramës u diktuan në legjislativ e ekzekutiv se ishin përzgjedhur persona me rekorde kriminale të dënuar nga drejtësia europiane.
    Pak janë marë institucionet e BE apo të SHBA me rezultatet e “reformave” të tjera ekonomiko-sociale të qeverisë Rama, Kanë heshtur jo vetëm për dështimet në reformat në ekonomi, shëndetësi, arsim e për politikat abuzive me taksat, por çuditërisht kanë heshtur edhe për faktin se Shqipëria në vitet 2016-17 u bë vëndi kampion i kultivimit të kanabisit në Europë e theu rekordet e trafikut të tij, Kanë heshtur edhe për skandalet e vjedhjeve të votave në Dibër e mandej në 2017 në gjithë Shqipërinë me shpresën se do të jetë reformimi i suksesshëm i drejtësisë, që do të ndëshkojë “peshqit e mëdhej” të politikës shqiptare.
    Por paradodsalisht, këmbora e “reformimit” të drejtësisë në Shqipëri, ju var në qafë një ish juristi të kohës së diktaturës enveriste, e vëllait të një kapomafie të trafikut të drogës, Fatmir Xhafës.
    Vërtetë me ndërhyrjen e Komisionit të Venecies e të ndonjë zyrtari të lartë amerikan, u ndryshuan mjaftë objektiva të reformës e si rezultat u bënë edhe ndryshime kushtetuese me konsensusin edhe të opozitës.
    Por e keqja ndodhi më pas.
    Në përpilimin e miratimin e ligjeve të realizimit të asaj marëveshje, që mazhoranca socialiste me forcën e kartonave, e solli reformën në formën para ndryshimeve kushtetuese e marëveshjes konsensuale.
    Aktualisht, pikërisht kjo “reformë e suksesëshme” siç propogandohet nga “ndërkombëtarët”, është bërë burimi i krijimit të një rrethi vicioz pa rrugëdalje, pasi të gjitha institucionet me të larta të drejtësisë, KLD, Gjykata kushtetuese, Gjykata e Lartë e gjykatat e tjera por edhe prokuroria e përgjithëshme, kanë dalë jashtë funksioni, e atributet e saj i ka marë në dorë kryeministri, siç i ka marë edhe institucionet e tjera të shtetit , deri edhe pushtetin e katërt, mediat.
    Dëgjoj debatet kontradiktore të ca “analistave” që jo e bën pula vezën apo veza pulën e asnjë nuk kujtohet se është dhelpra që i ha të dyja.
    Në mungesë të kotecit (drejtësisë) dhelpra ndërkaq i ka përlarë të gjitha pulat e në Shqipëri akoma flitet për raportin vezë-pulë.
    Përse ndërkombëtarët flasin vetëm për reformën në drejtësi si një sukses të kësaj qeverie ?
    Për mendimin tim këtë e bëjnë për të justifikuar paratë e shumta që kanë hedhur për këtë reformë e qe deri tani ka dalë tërësisht e dështuar.
    Dëgjova z.Palmers të deklaronte se ne njohim vetëm datën 30 qershor si ditë zgjedhjesh e mandej të shtojë se është Gjykata kushtetuese ajo që do të përcaktojë ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve.
    Pra shqiptarët të rinë urtë e të bëjnë zgjedhje një partiake siç bënë për 47 vite në diktaturë, se dikur Kryeministri Rama do të emërojë Gjykatën kushtetuese që do të miratojë çdo veprim të tijin..
    Në respekt të madh për z.Palmer, por po dëgjojmë se në DASH pothuajse në çdo tre muaj ndryshohen sekretarë të rëndësishëm të departamenteve e jo më zv, ndihmës të sekretarëve.
    Ndërsa Gjykata kushtetuese si një institucion më i rëndësishëm i drejtësië e politikës, nuk mund të funksionojë vetëm me mandatin e një kryeministri.

  9. E di se ç’thuhet në raportet e dërguara Hitlerit nga komanda gjermane në Shqipëri? Shqiptarët janë të pabesë, nuk e duan njëri-tjetrin, cilado të jetë rrethana, dhe gënjejnë për gjithçka për interesa të vockla.”

    1. Vetem tek ne spiunet u vune ne rrjesht se kush e kush te hynte i pari , bile edhe pa pagese .
      Njerz me adn te deformuar

  10. Respekt per analist xhenerik pompistat qe me revolucionin e tyre sollen fitoren e republiks re dhe fitoren e qadres me qeverin tranzitore .

  11. te gjith ata qe i ka burgos berisha sot jan kriminelet me te mdhjej. kurse ti shkullak,andi bushati,muq nano,nikoll lesi i ndihmuat komunistet te vinin ne pushtet.po te ishte nano ne burg e negjmije,me ramiz alin nuk do te ishte sot edvini.ju bet 97 per te ardh komunistet e stalinit ne pushtet,ja ku i keni tani prap.

  12. O t qifte gomari robt or ari rrote kari .Saliu ka qene sekretar i partise komuniste per 25 vjet ,ti na can karin me gjoja antikomunizem.

  13. Sa mire me vjen per kete komb te ndyre me ADN te deformuar nga perdhunimi 500 vjeçar Turk te cilin me te drejte e quani vella se bijte e te njejtes kurve Jeni. Jo negociata, po ju duhen hequr edhe vizat se nuk late vajze e moter a grua pa e bere prostitute, keni ndyre gjithe evropen. Rrace muter komplet si komb. Ishalla shuheni sa me shpejt. Shqiptaret vrasin shqiptaret, efendikonjte jua mbajne ngrohte kurvat ne GREQI e Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *