• |
ide | kryesore

Justin Bieber me këngë të re, fansat janë të bindur se mund të jetë për Selena-n

Paparazzi, Slider



Para disa ditësh Justin Bieber ka ndarë lajmin me fansat e tij se do të vijë me një këngë të re në bashkëpunim me këngëtarin e njohur dhe të dashur për të gjithë publikun anë e mbanë botës Chris Broën dhe fansat janë entuziazmuar të gjithë nga ky lajm.

Një pjesë e fansave të tij kanë shprehur mendimin e tyre duke menduar se kjo këngë i përkushtohet Selena Gomez, por këngëtari i ka nxitur dhe i ka futur në mndime fansat e tij me postimin e fundit në llogarinë e tij të Instagramit. Pas publikimit të disa videove promovuese për këngën e re “Don’t Check On Me”, këngëtari ka lënë një mbishkrim: “Kisha disa gjëra për të thënë”- duke na lënë për të nënkuptuar se gjithçka qe shprehet në tekstin e këngës, është e dedikuar për dikë. Kaq kanë dashur fansat dhe kanë nisur me komentet dhe interneti po “digjet” nga thashethemet më të ndryshme.

Të gjithë e dimë se lidhja mes Justin Bieber dhe Selena Gomez ka qenë një ndër lidhjet më të bujshme në “Hollywood” dhe në vëmendjen e të gjithë mediave të ndryshme në mbarë botën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *