• |
ide | kryesore

Brazilianët dinakë lënë pa gjumë për Argjentinën: fishekzjarre çdo 20 minuta e zgjimi në 6,30

Sport



Në orën e para të mëngjesit me orën lokale Brazili do të luajë kundër Argjentinës gjysëmfinalen e Kupës së Amerikës. Vigjilja e Albiceleste në fakt, për ndeshjen në Belo Horizonte ka qenë e tensionuar. Delegacioni argjentinas kishte zgjedhur të pushonte në lagjen Savassi, një nga më elegantët e të mbikqyrurit e qytetit, për të evituar trazirat që mund të bezdisnin skuadrën në grumbullim. E ndërkohë, në 1,10 të natës ka nisur bombardimi klasik me fishekzjarre, që ka ndricuar rrugët e zonës rreth hotel Radisson Blue. Një bombardim i vërtetë i përsëritur disa herë në distancën e 20 minutave deri në 2,30.

Por më e keqja duhet ende të vijë. Në kohën kur duhet të ishin në gjumë, apo gati duke i zënë, rreth orës 6,30 të gjithë telefonët e dhomave të lojtarëve argjentinas kanë nisur të bien. Një dorë anonime arriti të bëjë rrëmujën e madhe. Shumë lojtarë i kanë kërkuar drejtuesve që i shoqëronin nëse kishte ndonjë motiv për këtë zgjim në agim, por askush nuk ishte në gjendje të përgjigjej. Thjesht një shaka e arkitektuar nga brazilianët, sa për të vënë në vështirësi kundërshtarët e përhershëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *