• |
ide | kryesore

FOTO/ Gabriel Jesus grushta dhe shkelma VAR, pas kartonit të kuq në finale

Sport



Gabriel Jesus mund të jetë braziliani i vetëm i trishtë në Kupën e Amerikës, pavarësisht triumfit në finale nga Selecao, që mposhti Perunë 3-1 me 10 lojtarë. Verdhejeshilët e fituan trofeun edhe falë veprimeve të Gabriel Jesus (një gol e një assist për të), por sulmuesi i Manchester City u bë protagonist negativ në pjesën e dytë, duke e lënë Tite në inferioritet numeric pas kartonit të dytë të verdhë të marrë.

Jesus nuk është përmbajtur pas vendimit të arbitrit për ta nxjerrë nga fusha dhe ka shpërthyen në lot, duke marrë me shkelma shishet e ujit pranë pankinës, dhe standat pranë VAR. Për fatin e tij Brazili e ka ruajtur 2-1 madje ka shënuar edhe golin e tretë dhe ndoshta ky mund të jetë ngushëllimi i duhur për 22 vjecarin.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *