• |
ide | kryesore

I pandreqshmi Klopp: “Unë i dehur në festën pas Champions? Jo, Alisson i piu të gjitha birrat e mia…”

Sport

Ka krijuar shumë debat festa e Liverpool pas fitores në Champions League. Korë, entuziazëm e…alkool. Ndoshta normale të festosh me ndonjë birrë. Por më specifikisht duhen pyetur Jurgen Klopp e, mesa duket, edhe portieri Alisson. I intervistuar nga shtypi, si raporton goal.com e redlive.com, tekniku i anglezëve është kthyer tek argumenti i festimeve e mbi kritikat se ka qenë i dehur në bordin e autobusit gjatë paradës.

Klopp, ka zbuluar befasisht: “Njerëzit thonë se isha i dehur në autobus, por nuk është e vërtetë. Të jem i sinqertë, Alisson mi piu të gjithë birrat …”. Tekniku gjerman ka prekur edhe çështjen e trofeut të fituar, pas dy dështimeve radhazi: “Unë i dytë i përjetshëm? Mendoj se ishte momenti i duhur për të fituar. Kur dështon një ose dy herë pastaj ia del të tretën është akoma më bukur. Në fund sikur feston për të treja rastet”.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu