• |
ide | kryesore

Basha sërish te Teatri: Të bashkuar kundër së keqes

Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së i është bashkuar sërish qytetarëve e aktorëve të cilët ndodhen te Teatri Kombëtar duke protestuar kundër shembjes së tij. Basha mbërriti pasi nga ambientet e Teatrit u larguan forcat e policisë dhe FNSH-ja.

“Të dashur artistë, qytetarë, ju falënderoj për shembullin e jashtëzakonshëm, heroik qytetar dhe europian që i treguam mbarë botës me qëndresën tonë, që me Aleancën për Teatrin, kauzën më fisnike, mirënjohje për sakrificën tuaj. Zonja dhe zotërinj të aleancës, jeni krenaria dhe frymëzimi për opozitën, qytetarët, jeni etaloni i ri i qëndresës së pathyeshme të qytetarëve të bashkuar kundër së keqes”, – tha Basha në fjalën e tij.



2 Comments

  1. Meqe jemi ne moment solidariteti, duhen pershendetur dhe burrat e opozites qe jane burgjeve, sepse ben asgje me shume se aktoret. Nuk ju kemi harruar

  2. Bravo Aleanca per Teatrin po perse duan tja zbehin sakrificat, meritat e atyre njerezve te “thjeshte” (aktoreve) dhe te promovojne aktore te lindur (politikane)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *