• |
ide | kryesore

Shembja e Teatrit, Basha i bashkohet protestës: Kjo që po ndodh sot këtu, nesër do ndodhë në shtëpitë e shqiptarëve

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është bashkuar qendresës së qytetarëve dhe të artistëve të shumtë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Gjatë fjalës së tij për mediat, shefi i selisë blu tha se shembja e Teatrit është një projekt kriminal, që shërben për të pastruar paratë e drogës.

Është një projekt grabitje, një projekt kriminal. Qëllimi është grabitja e kësaj toke dhe për të pastruar paratë e drogës, me një arkitekt të dënuar në Itali. Është për t’i rrëmbyer kryeqyteti Teatrin Kombëtar dhe për të pasuruar Edi Ramën dhe për të pastruar paratë e drogës. Teatrin e kanë mbrojtur aktorët. Jemi këtu për të ndaluar këtë grabitje kriminale. Kjo që po ndodh sot me Teatrin, nesër do ndodhë tek shtëpinë e shqiptarëve”, është shprehur Basha.

 



3 Comments

  1. Ku jane deputetet e rinj gjasme opozite ku jane kopilat.
    Populli duhet te reagoje,perndryshe meriton cancerin Soros Veliaj Rama. Ju do ta vuani o popull,shkoni mbroni teatrin,mbroni demokracine,mbroni veten.

  2. Ishte e parashikueshme që Rama do të shfrytëzonte kohën e pushimeve verore, për të çuar deri në fund marrëzitë e tij me Teatrin e banesat e Unazës së madhe.
    Për opozitën , emergjencë për deri në shtator, duhet të jetë mbështetja e fuqishme e mbrojtësve të Teatrit e banorëve të Astirit.
    Edhe në kushtet e verës së nxehtë e të pushimeve verore, opozita e ka mundësinë që veç punëve të tjera organizative për veprimet e ardhëshme, e veç protestuesve të vjetër në këto dy objekte, të grumbullojë edhe mijra qytetarë të tjerë nga Tirana e rrethet për tu bërë barikadë e për të mos lejuar prishjen e tyre.
    Duket kjartazi se Rama do të realizojë cdo marrëzi të tij deri në fund.
    Nëse veprimet e tij bëhen fakt i kryer, ato nuk mund të çbëhen më, ashtu siç ndodhi me stadiumin Qemal Stafa e shumë objekte të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *