• |
ide | kryesore

Prishja e Teatrit Kombëtar, Rama publikon opinionin e Ndriçim Xhepës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin e aktorit Ndriçim Xhepa, për sa i përket prishjes së teatrit. Sipas aktorit, teatri duhet të prishet dhe të ngrihet një godinë e re. Rama thotë se Ndriçim Xhepa është një demokrat i orëve të para, por përsëri mendon se duhet një teatër i ri dhe jo gërmadha siç është tani.

Reagimi i Ramës:

Ndriçim Xhepa ka bërë histori me peshë të posaçme në skenën e Teatrit Kombëtar. Ai është ngjitur me mijëra e mijëra herë në atë skenë dhe ka të drejtën e një nostalgjie mijëra e mijëra herë më të fortë, se sa disa figura që rolin e tyre më të spikatur në karrierën teatrale, kanë atë të protestuesit për mbrojtjen e një Turpi Kombëtar, siç është sot gërmadha që gabimisht quhet akoma teatër kombëtar! Edhe Ndriçim Xhepa, sa për kujtesë, është një demokrat i orëve të para, të cilin s’e ka lidhur kurrë asgjë me Partinë Socialiste, pavarësisht se si qytetar i nderuar që është në radhë të parë, ai s’ka bërtitur apo sharë ndonjëherë në publik, siç bëjnë demokratikasit e dalluar shqiptarë. Ja çfarë mendon aktori ynë i madh, për çështjen e teatrit dhe ja se sa thjeshtësisht bukur, e sheh ai edhe ruajtjen e historisë së teatrit kombëtar. E cila s’ka asnjë lidhje me muret prej tallashi të karakatinës së “Dopo Lavoros”, ndërtuar nga ushtria italiane, si një ngrehinë e përkohshme për argëtimin pas pune.

NDRIÇIM XHEPA:

Duke pasur parasysh kondicionet në të cilat është ndërtuar kjo ndërtesë nga italianët, vitet që kanë kaluar mbi afatin e ekzistencës së saj, pra, trefishi i kohës, duhet prishur dhe duhet të ngrihet një godinë e re. Dhe vlerat e traditës së këtij institucioni për më shumë se 70 vjet, duhet të ruhen me fanatizëm nëpër arkiva të një teatri serioz sepse kam përshtypjen se nuk jemi aq të respektueshëm dhe dinjitozë në ruajtjen e vlerave të gjeneratave të kaluara, ashtu si ndodh në çdo institucion dinjitoz europian. Janë këto disa probleme, që unë i konstatoj prej shumë vitesh në institucionin ku punoj prej 37 vitesh.



22 Comments

  1. JU KRYEMINISTER I 15% BENE DHE THUAJ CTE DUASH BASHKE ME CIMIN E MARGARITES POR MBI TEATER MOS NDERTO KULLA PER FITIM SHKO PRISH PIRAMIDEN PER KULLA PSE E LENE ATJE APO PER NOSTALGJI SHIKO SE ESHTE MBUSHUR SHQIPERIA ME HASHASH KULLA RRUGE TE DHENA ME PPPPPPPP E FAMSHME SHIKO E BENE NAJ SPITAL-SHKOLL-KOPSHTE DHE NAJ KILOMETER RRUGE ME PARAT QE I KE MARRE KETIJ POPULLI KE MBEDHUR DHE BARXHET E VJETRA 50% TE FAMILJEVE SHQIPTARE U MERR 2500 LEKE TE REJA PER KONTRATEN E DRITAVE DHE KU I CON SHOFERET BIZNESET PARKIMET+PARKIMET E LALI ERIT KU I CONI LEKET PER CFARE I PERDORNI ……………….

  2. Po tani dhe ju te teatrit po foli ndricim xhepa, robert ndrenika ca beni kot ciu ciu mbrapa ketyre…… apo per humor, hajt se skemi ca bejm. Futja kot. Te ishte per manipulim i thoshe luiza xhuvanit ky hajt thuaj dy llafe ne favor….

  3. Ndrenika e tregoi cmimin me sinqeriterin e vet prej aktori te madh. Na e trego dhe ti, se qe te bleu lali Eri eshte fakt publik.

  4. Perseri deformim i te vertetes sikur me Bulkun. Me emisionin Open ne 2018 Xhepa thote nuk shkojne teater dhe kulle

    1. Kshu jane ndare punet tek lapsi. Gjysma hajne tek mero dhe dhjesin ketu. Gjysma tjeter tek Cimi. Shume pak jane ato qe shkruajne me mendje te vet.

  5. si aktor ishte medioker.fale nenes tije beri kariere te pa merituar .ashtu sic beri rama nga hija e te atit.a nuk ishte edhe rama profesor vizatimi ne universitet.por ajo kohe ato kishte.nga nenat,motrat,grate bene kariere shume “intelektuale”deri ne byro politike.pra ketyre specieve nuk duhet ti besohet.

  6. Dakort me avni delvinen. Ndaj te njejtin opinion. Behet fjale vertet per rilindje nderkombtare pra botrore dhe jo kombetare. E eksperimentuar ne shqipri ne kushte” paqeje” .ok une e quaj komunizem oligarkik europian. Plan i vene ne zbatim per falimentim social. Te tjerat vine pas. Per fat te keq. Dhe per miopine dhe indiferencen tone. Zoti na ndihmofte . Te coroditurit e gjecin nga te mos e presin. Ama ka ndodhur para syve tane.

  7. Cfare do bej Cimi po i kthen nderin Rames qe me vkm urdheroj pagesen per sherimin e Cimit. Ky Cimi eshte gati qe jo vetem pallate por edhe mamin tja jap Bablokut KARIzmatik. Bravo Cimi e ke qare rolin e servilit

  8. Ti Ed Drama qe e ndihmove dhe e kurove Ndricimin shume mire bere, por tani po e perdmend?
    Per informacionin e atyre qe nuk e dijne, Ndricim Xhepa dhe Nena tije ne perjudha te ndryshme kane qene semure.

    Edi Drama eshte interesuar dhe ka ofruar para, nuk e di nga buxheti shtetit apo nga xhepi tije personal dhe Ndricimin e ka kuruar jasht Shqiperise, po ashtu dhe nenen e tije te madhen Margarita.
    Fale kesaj ndihme te dy jane mes nesh shendosh e mire dhe kjo eshte per tu falenderuar.

    Por nuk eshte aspak per tu falenderuar qe si kompensim meqe te sherova jeten tani duhet te me kthesh nderin mbrapsh. Te kundershtoje pas ndihmes Ndricimi apo Margarita kjo eshte e pa mundur dhe eshte e kuptuesheme. Por te ofrosh Ndricimin tani per ta perdorur per djallzine tende oligarkike, THIS IS SICK!

    TEATRI eshte vija kuqe qe ndan persgjalli Oligarket me AntiOligarket. Teatri te rregullohet me donacione publike.
    Per Teatrin beni referendum popullor. Teatri dhe afera oligarkike te denoncohet ne te gjithe organet e huaja qe merren me mbojtjen e objekteve kulturore. Teatri te shpallet monument kulture dhe i mbrojtur nga organizma jasht Shqiperise, Teatri mos rinderohet nga parate e pista te oligarkeve. Mos ja jepni mundesine ta prishi nje i cmendur qe ka 20 vjet qe preferon ti vere flaken Shqiperise vetem teatri te prishet. Nqs teatri behet vija kuqe le te prishet jo vetem teatri por te gjithe objektet e oligarkeve.

    Opozita mjaft fjete gjume, galloshet e Opozites te dalin ne plan te dyte apo te trete dhe Opozita te formatohet me new blood qe ti beje balle ketije sharlatani genjeshtar dhe perfitues nga fatkeqesite e te tjerve qofte edhe duke i dhene ndihme.

    You’re f*** sick man! Po qeros, ca pret nga nje qeros? veri nje t*** m** ne koke se mbase duket me normal.

  9. Kryeminister mashtrues e lapanjos . Supozojme se edhe N . Xhepa eshte per prishjen e teatrit e cfar pastaj ? teatri do prishet se tha Xhepa (nuk besoje qe eshte e vertet ) ,se tha mediokri dhe e sahan lepiresi pseodo aktori L .Vasili cfar eshte kjo llogjik ? Teatri nuk duhet prishur se eshte pasuri e kultures kombetare .Nuk duhet prishur se aty po vidhet prona publike e do behet korrupsion marramendes

  10. Na keni çare ka@in me teatrin sikur do shembin Akropolin,monument kulture thote tjetri,po ça lesh monument kulture nje cope germadhe eshte qe nuk vlen asgje dhe shume mire ka thene aktori i madh Ndriçim Xhepa qe te ndertohet teater i ri dhe aty te kete nje muze me te gjitha materialet nder vite,ndersa per ju injoranta qe nuk besoj se keni qene ndonjehere ne teater,por thjeshte kush nuk mendon si ju eshte armiku juaj, mos harroni qe edhe Ndriçimi edhe Margarita jane nga anetaret e pare te PD-se….

  11. Edhe une dua te ndertohet nje teater i ri . Por ky teater te ndertohet ne nje vend tjeter dhe ekzistuesi te resaurohet . Ndersa sipas versionit tend lejfenist ti o i gjati ine merr vetem fjaline e pare dhe e bene si kryefjale . Iku koha qe me propagande boshe u beje lavazh truri njerzve dhe ata te besonin . Tashme nuk te besojne edhe socialistet e tu . Je nje hipokrit dhe hajdut ordiner o i gjati ine . Eshte koha te ulesh ne tavoline me opoziten , te beni ndryshimet e nevojshme dhe te domosdoshme dhe ne fund te lirosh vendin se nuk e meriton . E varferove kete vend deri ne ate pike qe edhe fjala skamje si fjale nuk mjafton per ta pershkruar tamam realitetin e ketij populli . Beje nje gje te mire dhe me ment per kete poppull , largohu z.Rama .

    1. KJO ESHTE NJE ZGJIDHJE IDEALE . POR NUK KA PER TU REALIZUAR SE POLITKANE I BEHET PREÇEDENT NJE VEPRIM I TILLE . KETA PIKERISHT KETE NUK DUAN , KETA NUK DUAN QE POPULLI TE VENDOS VETE PER FATET E TIJA POR TE JETE GJITHMONE NE DORE TE KETYRE SHARLATANEVE .

  12. A ke aktore te tjere me na tregu,se cfare thone per teatrin?Krahasoje numurin e tyre,me ata qe e kundershtojne prishjen.Mos harro edhe Laertin tend,edhe Emen e te gjitheve.Germo Tare,germo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *