• |
ide | kryesore

Dalin e-mailet/ Padurimi i Lali Erit dhe manipulimi në Këshillin Bashkiak për prishjen e Teatrit

-Instant, Lajme, Të fundit



Fabian Topollaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka publikuar e-maliet që çuan në vendimin e fshehtë për prishjen e Teatrit Kombëtar. Ai thotë se në 13 maj janë njoftuar për një mbledhje që do të zhvillohej online 2 ditë më pas, pra në 15 maj. Çështja e Teatrit nuk ishte fare në axhendën e punës.

Në 14 maj u njoftuan se do të shtohej edhe pika e shembjes së Teatrit, por secili do të deklaronte votën me e-mail dhe se nuk do të kishte diskutime. Sipas Topollajt nuk u prit as 15 maji, por menjëherë, bashkia shpalli mbrëmjen e 14 majit se kishin votuar pro 60 nga 62 anëtarë që ka këshilli.

Duke qenë se tashmë s’kanë më se çfarë të diskutojnë Bashkia lajmëroi për zhvillimin e një mbledhje tjetër të Këshillit të hënën më 18 maj ora 11.00, ku tashmë do të diskutohet ndërtimi i godinës së re.

“Mëngjesin e 13 majit në postën time elektronike më kish ardhur njoftimi për mbledhje Këshilli Bashkiak online (i thënçin) ku në asnjë nga pikat e rendit të ditës nuk përmendej çështja e Teatrit. Të nesërmen, dt 14 maji, një e-mail tjeter lajmëronte shtimin e çështjes së prishjes së Teatrit Kombëtar me lajmërimin se këshilltarët do mund të dërgonin votën e tyre nëpërmjet e-mail më 15 maj, ora 12:00.

As diskutime dhe asgjë tjetër përveç votës pro ose kundër në Këshillin me një opozitar të vetëm, përfaqësuesin e Bindjes Demokratike atje, që jam unë. Por Lali Eri nuk paska duruar as të vinte data 15 maji, sepse siç raportuan mediat mbrëmë dhe sipas disa burimeve nga Bashkia, mbledhja ishte mbyllur brenda disa orësh, sapo në adresën e-mail të sekretarisë së Këshillit Bashkiak kishin dërguar votën e tyre pro vendimit për prishjen e Teatrit Kombëtar 60 këshilltarë.

Dhe pasi kishin prishur Teatrin nëpërmjet postës elektronike, Bashkia lajmëroi po dje zhvillimin e një mbledhje Këshilli të hënën më 18 maj ora 11, ku tashmë do të diskutohej ndërtimi i godinës së re” – shprehet Topollaj.

Image may contain: text Image may contain: text

Postimi i plotë



5 Comments

  1. Jo po do vinin te te pyesnin ty ne shtepi me temena , ‘a ta prishim teatrin zoti Topallaj ? ‘…
    Kush te pyet ty o morr bythe.

  2. protestanto evangjelisti kellira lali i dhjeri. & dhjaksa evangjelista plot.haha ku behen katunaret njerez.

  3. DENOJENI KURVEN . I KENI MBUSH BURGJET ME GJYNAFQAR TE PAFAJSHEM DHE KETE KURVE QE ABUZON HASHIQARE E LINI TE LIVADHIS . LAL KURVA NE BURG

  4. Keto monstra dhe gjithe monstrat qe behen pale ne krim duhet te marrin ndeshkimin e duhur !Media duhet ti paraqese ne liste me emer e mbiemer dhe foto te gjith ata qe kane marre guximin te votojne per nje gjw qe as nuk eshte ne tagerat e keshillit bashkiak !Duan te lajne duart banditet me injorantet dhe lepirbythesit e listave te tyre ne keshill ?!Nuk e ka ne asnje pike te ligjit per organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor prishja e objekteve !!!!Koha eshte tani te ndajme kete vend nga banda e monstrave kriminale !Duhet me cdo cmim!

  5. Cudia me e madhe eshte se ne listen e keshilltareve bashkiake, kishte edhe emra te personave me integritet si z. Civici per shembull. Megjithese integriteti i ketyre personave ka pesuar krisje pasi kane pranuar te jene keshilltare pas votimeve te vitit te kaluar, nuk duket e besueshme qe keta persona te kthehen ne ordinere njelloj si kryetari i bashkise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *