• |
ide | kryesore

Ilda flet për zënkën me Shakohoxhën,’Natyrisht që do të isha protagoniste, kam 11 vite në Digitalb’ (FOTO)

Paparazzi, Slider



Ditën e sotme, Ilda ka dhënë një intervistë për “Gazetën shqiptare” ku ka zbuluar arsyen e sherrit mes saj dhe Shakohoxhës dhe ka konfirmuar lajmin se në shtator do ta shohim në Top Channel në një projekt që ka vendosur që për momentin ta mbaj sekret.

“Po është e vërtetë që jam larguar, tashmë mund të konfirmoj se do të kthehem së shpejti në televizion, këtë herë në  Top Channel, megjithatë do të doja t’ua lija surprizë. E di që tingëllon si ‘cliche’, por do të doja të ishte një surprizë e bukur për të gjithë publikun, ndaj do të presim dhe pak”, ka thënë Ilda teksa ka folur  dhe për lajmet që kanë qarkulluar se arsyeja e sherrit me Shakohoxhën ishte për shkak të protagonizmit të tepruar që gazetarja kishte.

Përsa i përket sherrit të diskutuar mes saj dhe Dritan Shakohoxhës, ajo është përgjigjur kështu: “Natyrisht që do të isha protagoniste, kam 11 vite në Digitalb. Besoj se protagoniste kam qenë në punën time, në atë që di të bëjë më mirë. Ndaj mendoj që shpërblimin e publikut e kam të merituar.”

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *