• |
ide | kryesore

Milionerja 6-vjeçare e “Youtube” me ndërtesa miliona dollarëshe

Paparazzi, Slider



Boram, gjashtë vjeç, nga Seuli, që në fillim të 2019 ka blerë një gradacelë me vlerë 8 milionë dollarë në lagjen ekskluzive të Gangnamit, në kryeqytetin koreano-jugor.

Vogëlushja, në dy kanalet e saj në Youtube, ka më shumë se 31 milionë ndjekës dhe për të menaxhuar suksesin e saj të jashtëzakonshëm online, nga prindërit e saj, është ngarkuar një shoqëri, kompania e familjes Boram, përmes së cilës është blerë edhe gradacela.

Sipas CNN, Boram ka dy kanale në YouTube; një të hapur në 2016 me 13.6 milionë të regjistruar, në të cilin i dedikohet lojërave, dhe një tjetër me 17.6 milionë persona të regjistruar, në të cilin ndan video blogje për fansat e saj të vegjël. Në një nga videot e saj më popullore, me mbi 376 milionë shikime, boram bën makarona me një kuzhinë lodër dhe më pas i ha me entuziazëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *