• |
ide | kryesore

Ndërprerje energjie në Tiranë, OSHEE tregon cilat zona do mbeten pa drita

Lajme, Të fundit



Disa zona të kryeqytetit nuk do të kenë furnizim me energji elektrike në dy ditët e ardhshme.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë të ditur përmes një njoftimi për mediat se nesër dhe pasnesër, në datat 2 dhe 3 gusht në disa zona të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të energjisë, përgjatë orareve të ndryshme.

OSHEE shpjegon se shkak i mosfurnizimit me energji është rikonstruksioni i disa kabinave.

Njoftim i plotë: 

Datat 2-3 GUSHT

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 2 dhe 3 gusht do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë

2 gusht
09:00-16:00
rruga e Dibrës, pranë Spitalit “Nënë Tereza”, rruga “Don Bosko”, rruga “At Zef Pëllumbi” 

 
23:00-05:30

rruga “Jorgo Plaku”, pranë rrugës “5 Maji”

09:00 deri 15:00
rruga e Barrikadave, pranë Shkollës “Sami Frashëri”, zona tek Kthesa e Kamzës, rruga “Ferit Xhajko”, përballë ish Restorant Durrësit
3 gusht

09:00-16:00
rruga “Jorgo Plaku”, pranë rrugës “5 Maji”, rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Omer Nishani” 

 
9:00 deri 15:00
rruga “Siri Kodra”,  rruga “Reshit Petrela”, rruga “Mahmut Xhelili” 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *