• |
ide | kryesore

Analiza/ Sinjali sekret i Matthew Palmer për Ramën

Arkiva, Kryesore

Të gjithë kritikët e Edi Ramës po tregojnë një entuziasëm të tepruar pas intervistës së Matthew Palmer, Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, dhënë për gazetaren e seksionit serb të Zërit të Amerikës, Jovana Djuroviç. Disa e shohin si një pikë kthese të qëndrimit të SHBA-ve pas 30 qershorit, disa të tjerë si një reflektim për të ruajtur imazhin e një arbitri të panashëm. Në fakt nuk është krejtësisht kështu. Në intervistën e Palmer shihet një tendencë e qartë për të ndarë goditjen e Dakos nga Rama, ndërkohë që në Shqipëri të gjithë e dinë që ata kanë qenë bashkë. “Nuk mendoj se e shohim këtë si çështje të qeverisjes së Kryeministrit”, u përgjigj Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit kur u pyet se a ka lidhje rasti Dako me qeverisjen e Ramës.

Lexo me tej:

Mesazhet e forta të Palmer për Dakon, Ramën, 30 qershorin dhe krizën politike

Një tjetër pikë ku Palmer renditet përkrah Ramës, është edhe ajo e zgjedhjeve lokale. Pasi gazetarja e pyet se a duhen përsëritur ato, ai dredhon duke thënë se u takon gjykatave shqiptare (në fakt ngatërron Gjykatën e lartë me atë Kushtetuese). Por para 30 qershorit qëndrimi i Zëvendësndihmës Sekretarit të Shtetit ishte i kundërt: Ai i shkoi në favor qeverisë që donte zgjedhje dhe ndërhyri për mbajtjen e tyre, pavarësisht se sot thotë : “Nuk ndërhyjmë”.

Andi Bushati: Hipokrizia ndërkombëtare me krizën shqiptare

Megjithëatë, pavarësisht nga këto qëndrime hapur pro mazhorancës, ka një frazë në intervistën e tij që me të drejtë mund të interpretohet edhe rritje e presionit amerikan mbi kryeministrin që vendi të mos rrëshqasë drejt monizmit: “Mendojmë se është shumë e rëndësishme që çdo sistem të ketë kontrollet dhe ekuilibrat e duhur, në mënyrë që të ketë përgjegjshmëri, transparencë dhe respekt për sundimin e ligjit. Ne ia kemi shtruar këto çështje Kryeministrit Rama, siç kemi bërë me paraardhësin e tij dhe si ç’do të bëjmë edhe me pasardhësin e tij”.

Në këtë frazë, përpos faktit që vihet një shenjë barazimi mes Ramës dhe Berishës, kur dihet se sa të ashpër qenë amerikanët në mbarim të qeverisjes së këtij të fundit, flitet se kryeministrit tashmë i është përcjellë shqetësimi i përtej Atlantikut për pushtet të kontrolluar, të ekuilibruar dhe për sundimin e ligjit.

Si dhe në ç’formë i janë përcjellë këto sinjale qeverisë shqiptare? A ka aty një mesazh sekret të panjohur nga publiku? A do rivendoset ekuilibri i kërkuar me presion amerikan apo kjo detyrë i është lënë institucioneve shqiptare? Këto ende nuk dihen. Më optimistët edhe mundet të shpresojnë se nëse intervista e Palmer nuk është thjeshtë propagandë, Edi Ramës i janë lënë detyrat e shtëpisë në tavolinë. Dhe për të vendosur ekuilibrin dhe kontrollin e pushtetit, ato duhet të kalojnë përmes një pakti me opozitën reale.

©Lapsi.al

12 Comments

    1. Shifi surati dhe cmoje se cvlejne fjalet e tij njeher thote zgjedhjet jane demokratike njer thote dekreti i presidentit i paligjshem njiher thote zgjedhjet te regullta tani thote ne kemi rezerva per zgjedhjet mendo se kush eshte ky se sa i qendrushem eshte ky mjer populli Shqiptar nga keto mender …….

    2. mut palmer mut ti i pa emer edhe ma mut rama.palmer i tha rames ne emer te gruas serbe qiju nenen shqiptarve me zi se enveri e stalini.mos i ler te ngrejn koken dhe ne fund pasi te shet me hashimin e batonin kospven durrsin port serb ja jepni gruas serbe.

  1. Une habitem akoma me ju karabushet e Meros!!!
    Po kur s’te pelqen “tallavaja”, c’do qe e shfleton????
    Shko bjeri me dore dhe me kembe te Tema o koqekuq pa emer!

  2. Or llum qe i lpin sumen meros , mbaj preshin ne goje edhe ngjalen ne bythe se keto i ben si specialist ti .Amerikoni t rras SPAK dhe BKH tani afer.

  3. trump nuk ka koh,ai si edvin qelbesira esht duke bler pallate ne ter boten sa esht kryetar per mes vangjushve,frrokve e ndokve te tij.i han palla trump per shqiptaret.sorros ja jep trump 10 miljon dollar dhe kaq,trump mbyll syt.e keni par si rama edhe trump vetem diktator takojn ,erdogana,kim il junga,vuqiqa etj.

  4. Palmer thote:”ne ja kemi parashtruar keto ceshtje kryeministrit rama ashtu sic kemi bere me parardhesin e tij dhe sic do bejme me pasardhesin e tij”. A e kuptoni cfare thote ky funderrine more.. … . Dmth sipas ketij do kete nje pasardhes te rames, me gjasa do te jete brenda vitit, por qe do te jete njesoj si rama. Ky lloj qelbesire eshte nga ata qe sugjerojne dhe mbeshtesin eksperimente ne shqiperi e ndofta edhe ne rajon. Dy jane gjerat ketu: 1. Ose u treguan te paafte dhe tani po e bejne mutin kala ngaqe i ka ngel ne dore 2. Ose cdo gje ka qene e mire llogaritur ne kuader te ndonje eksperimenti. Ne te dy rastet jane duke marre ne qafe nje popull te tere per paaftesine ose maskarallekun e tyre…..

  5. Palmer eshte nje sorrosian .per dakon ka folur dhe luja madje edhe per rroshin dhe rames as s’ja ndjente fare se ai i kish krahet e ngrohta nga sorres keto jan sa per te bere te pa anshmin.Ndersa trampi as qe e ka iden ca behet ne shqiperi,vetem di qe ne shqiperi jan strehuar muhaxhedinet qe si pranon as nje shtet pervec shqiperise, bile une dyshoj qe tramp eshte keqinformuar se opozita eshte kunder tyre me qellim qe amerika te ket simpati per ramen.Prandaj opozita duhet te loboj fuqishem ne kete drejtim sepse rama pu luan shum felliqur me muhxhedinet duke e praqitur opoziten se gjoja eshte kundra tyre dhe per fat te keq kete gje se ka ven re askush ,prandaj opozita duhet te zgjohet te loboj fuqishem si dhe tu rikthehet protestave ,per ndryshe ta gezoni sulltanin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu