• |
ide | kryesore

Habisin qytetarët e Shkodrës: U kërkojmë ambasadave që të mos lejojnë… (DOKUMENTI)

Lajme, Të fundit



Me qindra qytetarë të bastionit historik të Partisë Demokratike, Shkodrës, kanë nënshkruar një letër adresuar ambasadave kryesore në Shqipëri, të cilave iu parashtrohet kërkesa për moslejimin e konstituimit si kryebashkiak të Valdrin Pjetrit, kandidatit të Partisë Socialiste të dalë nga zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit.

Në letrën drejtuar ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadës së Italisë dhe përfaqësive të tjera diplomatike në vendin tonë, qytetarët shkodranë kërkojnë mosmarrjen e detyrës nga Pjetri, për arsye se sikurse është denoncuar së fundmi nga PD-ja, ky i fundit është vënë nën akuzë për kryerjen e veprave penale në Itali.

Po ashtu, një tjetër arsye e refuzimit të qeverisjen së Bashkisë së Shkodrës nga Pjetri është numri i ulët i pjesëmarrësve në votime, vetëm 6 për qind nga totali i zgjedhësve. Njëjtë me Pjetrin, është akuzuar edhe kryebashkiaku i ri i Vorës, Agim Kajmaku, në formularin e dekriminalizimit të të cilit rezulton të ketë përdorur edhe një identitet tjetër, Jorgo Tota, që dyshohet se e ka përdorur për t’i shpëtuar kërkimit në shtetin helen.

Megjithatë, referuar deklaratave dhe qendrimeve (ndonjëherë të munguara) të tyre mbi krizën politike në Shqipëri, ambasadorët duket të jenë autoritetet më pak të këshillueshme për t’iu drejtuar për zgjidhje të këtij lloji. Tek e fundit, nuk është në kompetencat e tyre.

Tradicionalisht, duke reflektuar status-quo-në e qeverive të vendeve të tyre, ambasadorët kanë mbajtur kahun e qeverive dhe kanë parapëlqyer stabilitetin në vend të demokracisë. Retorika e tyre është kryesisht sugjeruese dhe ndonjëherë e anshme duke favorizuar palën në pushtet.

 

 

 



3 Comments

  1. “Qytetaret” e Shkodres per te cilet flet artikulli, jane haxhiqamilsat e mbet pa pune tip Voltana&Co.
    Shefja tyre para ca kohesh boni thirje qe Shkodren ta qeverisin te huajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *