• |
ide | kryesore

Probleme shëndetësore për Juncker, ndërpret pushimet për operacion urgjent

Lajme, Planet

Presidentit në largim të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, i është dashur të ndërpresë pushimet në Austri, ku ndodhej këto ditë, për t’iu nënshtruar një operacioni urgjent në Luksemburg.

Komisioni e bën të ditur këtë lajm në një postim në rrjetet sociale. Mësohet se Juncker-i është operuar pas problemeve me tëmthin.

Ndër të tjera, Juncker-i parashikohej të merrte pjesë në samitin e G7 në Biarritz, të planifikuar për më 24-26 gusht.

Kreu i KE-së do të largohet nga detyra kur mandati i tij të përfundojë më 31 teto, kur do të pasohet nga Ursula von der Leyen, ish-ministrja e Mbrojtjes në Gjermani.

 

1 Comment

  1. Mos e zent mjesi keta burokrat te poshter qe jetuan si mbreter dhe donin pencion 22 mije euro ti haj ne spital sic do i haj rama,velia,fusha,e te gjithe plerat e bankave linda me shoke e shoqe sorjane ……………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu