• |
ide | kryesore

Barcellona pa sulmues: edhe Dembele 5 javë jashtë për dëmtim

Sport



Barcellona është tashmë në një situatë të vështirë me sulmuesit. Pikërisht aty ku ishte më e mbuluar, me ardhjen e Griezmann e në kohën kur ëndërronte edhe Neymar, katalnasit pësuan goditje të njëpasnjëshme nga dëmtimet: i fundit në radhë ai i Ousmane Dembélé. Pesë javë stop për sulmuesin e kombëtares franceze, që ka pësuar një dëmtim në bicepsin femoral të kofshës së majtë, ashtu si e ka konfirmuar klubi blaugrana në një komunikatë.

Katalanasit humbën në fillim Lionel Messi: kapiteni blaugrana nuk luajti në asnjë nga ndeshjet e vigjiljes së sezonit, madje edhe në debutimin në kampionat. E pikërisht në ndeshjen kundër Athletic Bilbao u dëmtua edhe Luis Suarez, që do të mungojë në sfidën e Kamp Nou kundër Betis. Coutinho u transferua në Mynih tek Bayern, ndërsa tani vjen edhe dëmtimi i Dembele, duke lënë të vetëm Griezmann në vijën e parë të Valverde.

Sikur të mos mjaftonin telashet e formacionit, dëmtimi i Dembele është goditja e fundit në cështjen Neymar. Pasi humbi kartën Coutinho, të preferuar nga PSG, tani katalanasit humbën edhe francezin, lojtari tjetër që parisienët mund ta merrnin në konsideratë në operacionin për rikthimin e O’Ney në Barcelonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *