• |
ide | kryesore

Për të disatën herë Ed Sheeran akuzohet për plagjiaturë

Paparazzi, Slider



Artisti i njohur britanik Ed Sheeran, 28 vjeç, akuzohet se qëllimisht ose në mënyrë të pandërgjegjeshme, tashmë e ka bërë zakon të përvetësojë punët e artistëve të tjerë.

Pretendimet u bënë nga muzikanti i panjohur Sam Chokri, 26 vjeç, i cili ka vendosur të “zbulojë” zakonin e përvetësimit të kompozimeve të të tjerëve nga Sheeran.

Chokri pretendon se refreni i këngës së Ed Sheeran , “Shape Of You” është vjedhur nga kënga e tij e vitit 2015, “Oh Why”.

Ky artist tha gjithashtu se puna e Sheeran përfshin shumë materiale të vjedhura nga këngë të artistëve të tjerë si TLC, Shaggy dhe këngëtarja amerikane e rrymës “country”, Jasmine Rae.

Ylli po paditet gjithashtu nga bashkëautori i hitit të Gaye në 1973, Let’s Get It On, Ed Townsend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *