• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta vajza e ish trajnerit të Barcelonës

Paparazzi, Slider



Ish-lojtari dhe trajneri i Barcelonës dhe i Spanjës, Luis Enrique, ka ndarë mbrëmjen e së enjtes lajmin e hidhur se vajza e tij 9-vjeçare, Xana, është ndarë nga jeta pas një betejë 5 mujore me kancerin.

Në njoftimin e shpërndarë nga vetë spanjolli shkruhet: “Vajza jonë Xana ka ndërruar jetë këtë mbasdite në moshën 9-vjeçare, pasi luftoi për disa muaj me ostesarkomën. I falenderojmë të gjithë ata që na kanë qënduar pranë gjatë këtyre kohëve dhe ju lutemi të respektoni privatësinë tonë. Ne gjithashtu falenderojmë stafin, doktorët, infermierët dhe vullnetarët pranë spitaleve Sant Joan de Deu dhe Sant Pau, për dedikimim dhe kujdesin ndaj Xanës. Do na mungosh shumë bija jonë por do të të kujtojmë çdo ditë të jetës, me shpresën se do të shihemi sërish në të ardhmen. Ti do të jesh ylli që do të orientojë përpara familjen tonë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *