• |
ide | kryesore

“30 qershori”/ OSBE-ODIHR: Kolegji Zgjedhor vendoi nën presionin e Vetingut

Lajme, Të fundit



“Disa vendime të Kolegjit Zgjedhor ngrenë shqetësim mbi aksesin efektiv në drejtësi”. Është ky një tjetër shqetësim që ngre OSBE-ODIHR në raportin e saj përfundimtar të zgjedhjeve të 30 qershorit. Sipas këtij raporti është konstatuar me shqetësim për mungesën e paanshmërisë së KQZ-së, duke treguar raste kur shumica e anëtarëve të KQZ-së votuan sipas linjave partiake.

“Ndërsa gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk mund të jenë subjekt i procedurave disiplinore gjatë gjithë afatit për të cilin Kolegji është i konstituuar, ata ishin subjekte të procesit të vettingut, i cili mund të prek sigurinë e mandatit të tyre dhe në këtë mënyrë të ndikojë në pavarësinë e tyre”- thuhet në raport.

Kujtojmë se Kolegji Zgjedhor ishte ai që në një farë mënyre i dha të drejtë qeverisë të vijonte farsën e 30 qershorit kur rrëzoi ankesën e një partie për të dalë nga gara.

“ODIHR ishte dëshmitar i rasteve të kërcënimit të votuesve dhe shkeljes së fshehtësisë së votës në qendrat e votimit, mirëpo për këto raste nuk është regjistruar zyrtarisht asnjë procedim penal nga prokuroria. Ka një shqetësim për mungesën e përgjithshme të efektivitetit të hetimeve penale që kontribuojnë në perceptimin e përhapur të pandëshkueshmërisë mbi krimet elektorale të kaluara, duke përfshirë votimin dhe presionin ndaj votuesve”- thuhet në raportin e OSBE-ODIHR.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *