• |
ide | kryesore

Ndërron jetë fotografi i vipave në moshën 71-vjeçare

Paparazzi, Slider



Fotografi shumë i njohur i VIP-ave, Peter Lindbergh, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Kjo ka ndodhur ditën e djeshme, mirëpo vetëm pak më parë u njoftua nga familjarët për lajmin e hidhur, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram. Ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së fotografit, ndërkohë të shumtë janë personat që kanë shprehur ngushëllimet e tyre në komente.

Fotografi gjerman është cilësuar si një ndër artistët më kontemporanë dhe influencues në imazhet kinematografike dhe fotot e modës. Në tetor të vitit 2017, ai fotografoi dukeshën e Sussex, Meghan Markle, për kopertinën e revistës “Vanity Fair”.

Më herët, ai ka cituar një shprehje që do të mbahet mend gjatë:

“Kjo duhet të jetë përgjegjësia e një fotografi në ditët e sotme: të çlirojë femrat dhe më në fund dhe çdo presion tjetër nga ‘terrori’ për tu dukur i ri dhe perfekt.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *